fbpx
Lajme

Mustafa: Enveristët, që idolizojnë Milladin Popoviçin pështyjnë urrejtje ndaj LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i ka reaguar analistit Sadri Ramabaja, i cili dje e futi LDK-në ndër “tri gafat më të mëdha”.

Mustafa tha se e kupton Ramabajën, që sipas tij është “enverist që e idolizon Milladin Popoviqin dhe Dushan Mugoshën”, dy komunistët e njohur në kohën e Jugosllavisë.

“Mendimet ndryshe mund dhe t’i kuptoj e pranoj. Por kur enveristët, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, pështyjnë urrejtje patologjike ndaj LDK-së, kur ata e konsiderojnë themelimin e LDK-së si ndër gafet e historisë sonë… përsëri i kuptoj”, shkroi Mustafa në Facebook.

“LDK të tillëve ua ka plasur zemrën që s’i ka lejuar ta kthejnë Kosovën në vegël të komunistëve ruso-serb”, shtoi ai.

Ndryshe, Sadri Ramabaja e futi LDK-në e viteve ’90 ndër “tri gafat më të mëdha në historinë e shqiptarëve”.

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, ka thënë Ramabaja në T7.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close