Njëri nga personat më të dyshimt në Kosovë, njëherësh ish mik me agjentin e BIA-s serbe Nazim Bllacën, Naim Miftari, në vitin 2013 kishte dhënë një intervistë për gazetarin Milaim Zeka.
Ai atë kohë kishte treguar se si kishte oferta nga partitë politike të kohës për të dalë në skenë.
“Kam pas thirrje edhe prej partive politike është mirë me dalë në skenë, mundesh me dridhë Kosovën, u kam thanë s’kam hy me dridhë askënd…). A ishte edhe ndonjë subjekt politik pjesë e orkestrimeve të Naim Miftarit, duket se po, sepse e pranoi ky i fundit, por cili ishte ai subjekt politik ende nuk është konfirmuar.
Kadri Veseli gjatë dëshmisë së tij kishte treguar se një shërbim sekret që janë miq të Kosovës, e kishte lajmëruar SHIK-un se ky person është keqpërdorues e manipulues i naftës. “Naim Miftari përdori emrin e SHIK-ut për të bërë kontrabandë me naftë, SHIK-u e lajmëroi në UNMIK”.
Poashtu, koha kishte publikuar një pjesë të seancës gjyqësore ku shihej se Naim Miftari kishte dhënë një deklaratë kundër Grupit Drenica në emër të një dëshmitari tjetër të mbrojtur, pra hapur shihej orkestrimi e montimi i rastit nga ky person.