fbpx
Lajme

“Berisha mori 20 milionë USD nga Millosheviçi për grushtin e shtetit?! Përmendet FARK-u”

Kreu i PD ka qenë gjithnjë “gozhda” e ngulur e Serbisë në ‘murin’ e shtetit shqiptar. Mori miliona dollarë nga Beogradi për të destabilizuar Shqipërinë e për të patur duart e lira në Kosovë kundër UÇK-së. 20 milionë dollarët e Milosheviçit u futën në punë nga Berisha për grushtin e dështuar të shtetit më 14 shtator 1998. I ndihmuar dhe nga trupat e FARK-ut të Bukoshit, me urdhër të Berishës u pushtua kryeministria e RTSH-ja. Akti, pas takimit të të dërguarit amerikan Hollbruk me krerët e UÇK-së. SHBA shpëtoi Shqipërinë nga lufta civile

Sali Berisha ka qenë gjithnjë “gozhda” e ngulur e Serbisë në “murin” e shtetit shqiptar përmbi 30 vite me radhë të periudhës pas komunizmit. Me shumë gjasa, ka qenë dhe shumë kohë më parë.

Njeriu që ka sunduar Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve, 13 vite në pushtet si president dhe kryeministër i vendit dhe vitet e tjera në opozitë, por me një rol tepër aktiv në politikën shqiptare, nuk ka lënë zullum pa bërë në kurriz të shqiptarëve.

Roli i tij më negativ në dëm të Shqipërisë ka qenë në vitet 1997-1998. Ai zhyti vendin në krizë e gati në luftë civile, duke tentuar një grusht shteti për rrëzimin e qeverisë së Fatos Nanos.

Ajo që mund të themi është se Sali Berisha kurrë nuk e ka përtypur faktin e largimit të tij përmes “rebelimit komunist” nga pushteti më 1997, duke kërcënuar se do t’ua bëjë më keq socialistëve. Rasti mesa duket i erdhi në dorë me vrasjen e Azem Hajdarit.

Ish-lideri i Dhjetorit u ekzekutua para selisë së PD më 12 shtator 1998 dhe pas protestave të dhunshme përpara kryeministrisë, më 14 shtator forcat besnike të Sali Berishës pushtuan dhe dogjën kryeministrinë, u pushtua dhe televizioni shtetëror. Filluan të emetoheshin lajmet e grushtit të shtetit, ku televizioni shtetëror dublohej me siglën e një televizioni privat afër PD, ndërkohë që tanket dhe njerëzit e armatosur patrullonin nëpër kryeqytet. Ish-kryeministri Nano iku e u fsheh në Maqedoni, ndërsa ministrat e asaj kohe, përjashtuar ministrin e Brendshëm Perikli Teta, u zhdukën nga sytë këmbët.

Sali Berisha nuk ishte i vetëm në këtë organizim kriminal. “Pamfleti.net” publikoi ditë më parë deklaratën e Sllobodan Milosheviçit, në përgjigje të pyetjes së ultranacionalistit serb Sheshel se ku kanë shkuar 17 milionë dollarët e dhëna me vendim Kuvendi. Presidenti serb deklaroi se ato para kishin shkuar për djegien e Shqipërisë dhe dobësimin e shtetit shqiptar.

Por mesa duket Milosheviçi kishte mbledhur dhe shuma të tjera për të destabilizuar Shqipërinë përmes financimit të një grushti shteti më 14 shtator të vitit 1998. Pikërisht në momentin kur kishte filluar fuqizimi i UÇK-së. Ndërkohë, partnerët ndërkombëtarë nisën ta shohin me sy tjetër këtë luftë, çka solli dhe afrimin e të dërguarve të SHBA e të NATO-s pranë shtabit të luftës.

Bëhet fjalë për lëvizjen e të dërguarit të posaçëm amerikan në Ballkan në atë kohë Riçard Hollbruk. Menjëherë pas takimit të Hollbruk me drejtuesit e UÇK-së , Berisha bëri grusht shteti në Tiranë, dhe tentoi të rrëzonte qeverinë e Nanos. Sponsori kryesor ishte Sllobodan Milosheviçi, i cili kishte dhënë 20 milionë dollarë vetëm për destabilizimin e Shqipërisë në këto momente dhe heqjen e mendjes nga faktorizimi i UÇK-së. Ishin paratë e dhëna me vendim Parlamenti dhe qeverie për Milosheviçin, në mënyrë që të destabilizonte Shqipërinë dhe Ballkanin. Aq më tepër që një kundërvënie e Veriut ndaj Jugut do të ishte shumë e volitshme për “kasapin” e Ballkanit.

Mbështetje në terren për grushtin e shtetit, Berisha pati nga Bujar Bukoshi, ish-kreu i qeverisë në ekzil të Kosovës, e pozicionuar kundër UÇK-së. Trupat e FARK-ut që menaxhoheshin nga Bukoshi morën pjesë drejtëpërdrejt në grushtin e shtetit, duke pushtuar institucionet dhe vetëm ndërhyrja amerikane bëri që Berisha të tërhiqej në “kazermën” e tij, godinën e PD. Ndërsa tanket e rrëmbyera qendruan disa ditë para selisë së demokratëve.

Nuk është rastësi që në krye të grupit që pushtoi institucionet më 14 shtator 1998 ishin njerëzit më të afërt të Berishës, të cilët më pas u flakën nga ish-kreu i PD. Ndërkohë që paratë e dhëna nga Milosheviçi e bënë dhe njëherë punën e tyre për destabilizimin e vendit. Madje përmes një kostoje tepër të lartë, u vra Azem Hajdari dhe u bë një grusht shteti, ndërsa u nxit lufta civile./Pamfleti

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close