Epilogu

“I ndaloi eskortën dhe…”, Artan Hoxha rrëfen episodin e padëgjuar mes Fatmir Haklajt dhe Pandeli Majkos

“Fatmir Haklaj është Robin Hudi shqiptar. Më atë çfarë bëri me vrasjen e Azem Hajdarit me fuqinë që pati, pozicioni politik lufta e madhe që u bë për ta goditur këtë. Nuk mund të flasim tani që Altin Dardha të vinte të vriste një deputet. Sa lart ka mbërrit ky, e kupton ka përçarë një shtet”.

Kështu u shpreh gazetari Ferdinand Dervishi mbrëmë në “Opinion” për Fatmir Haklaj.

Ndërkohë gjatë emisionit Artan Hoxha po ashtu tregoi dhe një histori mes Fatmirit dhe Pandeli Majkos.

Artan Hoxha: Kur kalonte Fatmir Haklaj Qafën e Malit, në Tiranë nuk gjente derman dhe Nano dhe Berisha. Ai u bë i paparashikueshëm. Kujtoj një rast që ka vajtur Majko në në atë zonë teksa ishte kryeministër dhe vetëm për të mos takuar Fatmirin u ndal në Fierzë duke mos hyrë në Bajram Curri. Aty tek diga janë bërë takimet.

Por Fatmir Haklaj e mëson këtë gjë dhe niset me eskortë duke ndaluar eskortën e Pandeli Majkos. I dha dorën dhe tha: Fatmir Haklaj, shefi i Rendit i Komisariatit të Bajram Currit.

Exit mobile version