fbpx
Lajme

I pinte 7 esspreso në ditë dhe katër pako duhan, gjashtë fakte për Presidentin Rugova

Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij. Gazeta Metro, është kujdesur dhe ka biseduar me të afërmit e Rugovës, këshilltarë të tij, shokë të klasës fillore e të studimeve, për të sjellë fakte interesante që nuk dihen publikisht.

Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur.

  1. Presidenti Ibrahim Rugova ishte i varfër, por student i shkëlqyeshëm dhe bursist i merituar në Universitetin e Prishtinës. Këtë e siguroi jo nga simpatia e shtetit jugosllav të asaj kohe, por nga nota e lartë mesatare e studimeve. Më pastaj bursa e mirë e ndihmoi atë t’i vazhdojë studimet e veta deri në doktoraturë, duke e pasur parasysh se ishte i varfër dhe pa njërin prind, dhe se nuk mund t’i përballonte shpenzimet e studimeve. Rugova të gjithë shkollimin e kishte kryer me bursë duke mos shpenzuar nga buxheti i tij i varfër personal.
  2. Student i shkëlqyer. Atëbotë Rugova e ka kryer Fakultetin Filozofik në afat rekord për tri vjet, në vend se katër, sa zgjatnin studimet normalisht, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, që tashmë është pjesë e Fakultetit Filologjik, konfirmon Gazeta Metro.
  3. Gjithmonë e mbante nënën me vete. Rugova në momentin e parë që krijoi mundësitë finaciare dhe fitoi bursën… u kujdes që nënën e vet ta marrë në Prishtinë, që ishte e veçantë dhe e rrallë në atë kohë për një student në Kosovë. Ai mori me qira një banesë, në lagjen Lakrishte në Prishtinë ku jetoi me nënën e vet përgjithmonë, edhe pasi u martua, deri sa ajo ndërroi jetë.
  4. ‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë esspreso dopio’ në ditë. Dhe këtë e bënte në embëltoren e famshme ‘Elita’ që gjendet ende në qendren tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë. Tavolina e tij, ende mbetet e njejta në këtë lokal ku ruhen legjenda të tilla për të.
  5. Rugova i pinte deri katër pako duhan në ditë. Këtë duke e përcjellur kafen që shumë e preferonte e pastaj vazhdonte edhe me bisedat e gjata me miq e tij. Pinte lloje të ndryshme të duhanit gjatë studimeve dhe karrierës së tij. Por, marka e tij e preferuar e duhanit ishte ‘Dunhill’, që prodhohej atë kohë në Fabrikën e Duhanit në Gjilan.
  6. Ibrahim Rugovës nuk i pelqente ‘whiskey’ ashtu siç është krijuar miti për të. Pija e tij e preferuar ishte vera e kuqe, të cilën e pinte me ritëm të ngadaltë dhe vazhdimisht. Pinte edhe ‘whiskey’ ndonjëherë, por kur i përket preferencës së tij personale, e para në listë për të ishte vera.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close