Epilogu

I vëllai i Hashim Thaçit: Një xhip ish ndalë te shkallët e tij, fotografojke aty

Pas raportimit të një qytetari se ishte ndaluar nga dy patrolla të Policisë pasi kishte fotografuar të vëllain e presidentit Thaçi, Ganiun, në një kafene ka reaguar edhe ky i fundit.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me z. Gani Thaçi për të marrë versionin e tij të ngjarjeve, dhe i cili del të jetë krejtësisht i ndryshëm nga ana e pretenduesit me emrin Dukagjin Rozhaja.

Një xhip ish ndalë te shkallët e tij, fotografojke aty, jo mu qysh ka thënë në postim, po një shtëpi të njanit aty. E ndala kerrin, i thashë mirëmbrëma, çka po bën, më tha jam kah e fotografoj shtëpinë e X-it.”

X-i mësohet të ketë qenë Hashim Thaçi, ish presidenti i Kosovës që ndodhet i paraburgosur nga Gjykata Speciale.

Më tej, i vëllai i ish presidentit rrëfen detaje tjera nga bashkëbisedimi që kishte bërë me qytetarin me emrin Dukagjin Rozhaja.

“I thashë, pse po fotografon, tha se e kam idol, shok shumë të mirë. I thashë, ani pra mirë, e paske idol, unë e kam vëlla, hajde e bajmë një foto bashkë. Unë u nisa me marrë aparatin me u fotografu me to, kur u ktheva ai kish ecë. E vërteta nuk është që unë e kam informu policinë, dhe e vërteta tjetër është që nuk është kanë tu më fotografu mu, po diçka tjetër. E nëse është qysh ka thënë ai, që është kanë tu më fotografu mu, koka ma keq bile kjo,” – i tha gazetës z. Thaçi.

Po ashtu, i vëllai i presidenti u shpreh se ishte shqetësuar pasi ky person nuk i kishte treguar se kush ishte dhe se nuk e dinte qëllimin e tij.

“Jam (ndjerë) i shqetësumë, sepse ai nuk m’u ka përgjigjë se kush është, po veç tha jam shoku i juaj,”

Kjo ngjarje thuhet të ketë ndodhur në mbrëmjen e ditës së shtunë, 27 gusht 2022.

Exit mobile version