Epilogu

Ibrahim Kelmendi: Jusuf Buxhovi kuadër i UDB-së, ishte i kamufluar si korrespondent i gazetës “Rilindja”

Jusuf Buxhoi kuadër i UDB-së

Ndihem i detyruar të informoj konkretisht për Jusuf Buxhovin, sepse ndihmohemi për të pas parasysh, jo vetëm çfarë shkruan ai, por edhe kush është e pse shkruan.

Qysh në vitin 1978 më ka rastis të konfrontohemi me Jusuf Buxhovin në Klubin shqiptar në Dyzeldorf të Gjermanisë. Ai u angazhua që të mbronte linjën e ashpër të UDB-së serbe, që atë Klub famëmadh të mos guxonim ta karakterizonim shqiptar, por vetëm jugosllav. Me ndihmën edhe të Sekretarit të parë të ambasadës jugosllave në Gjermani, Z. Shefqet Hashani (paraprakisht drejtor i drejtorisë së 5-të të UDB-së së KSA të Kosovës), i cili përfaqësonte linjën e UDB-së autonomiste të KSA të Kosovës, Klubin e emërtuam Klubi Shqiptar.

 Jusuf Buxhovi në Gjermani ishte i kamufluar si korrespondent i gazetës “Rilindja”, por ishte operativ i UDB-së serbe.

Në tetor 1980, në panair të librit në Frankfurt, te standi i “Rilindjes” takoj Z. Shefqet Hashani dhe Jusuf Buxhovin. Iu ofroi të pinim kafe. Z. Hashani, në prani të Jusuf Buxhovit, si në shaka, ma tërhoqi vërejtjen: “Mos flisni në prani të Jusufit ato që ju rrezikojnë, sepse është i detyruar të më informoi mua, kurse unë jam i detyruar t’i përcjell në Beograd.”

Edhe pse e kisha informimin dhe përvojën se ishte marionetë e UDB-së, nuk i jam frikësuar takimeve me te, meqë kisha konsideratë për profesionalizmin e tij dhe për talentin krijues (bile edhe i kam shkuar për vizitë në banesë të tij në Bonn). Gjykoja se edhe kuadrot e strukturave të KSA të Kosovës (edhe të UDB-së) janë të interesuar për sa më shumë autonomi e zhvillim të Kosovës, si dhe doja ta (dez)informoja për angazhimet tona, që të mos dezinformoheshin vetëm nga spiunët injorantë.

Pasi vuajti dënimin bashkëveprimtari Hysen Gega, ai i informoi Ibrahim Rugovën (në prani edhe të Bujar Bukoshit), drejtues tjerë të LDK-së dhe bashkëveprimtarët në Lëvizje, se Jusuf Buxhovi kishte marrë pjesë në hetime kundër tij në Prizren, si specialist për veprimtarinë tonë në Gjermani. Aty e tutje Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi dhe të tjerë në LDK simuluan largimin e heshtur të Jusuf Buxhovit…

Në vitin 2004 takova Z. Shefqet Hashani (për një intervistë). Ai vërtetoi angazhimin e Jusuf Buxhovit si kuadër i UDB-së, bile informoi edhe për pjesëmarrjen e tij në hetimet kundër vet Shefqet Hashanit, i burgosur në maj 1981 në Beograd dhe i dënuar me 7 vite burg, Etj.

Pra, më se e logjikshme është se një kuadër i tillë, nuk mund të ketë marrë vendim autentik për të themeluar LDK-në dhe për të vënë në krye të saj Ibrahim Rugovën. Logjike është të thuhet se ai ka qenë i urdhëruar nga eprorët e tij të Beogradit.

Sa njerëzore dhe shqiptare do të ishte që Jusuf Buxhovi tani të bënte catarsis (pastrim shpirti), duke rrëfyer edhe për angazhimet e tij si kuadër i shërbimeve inteligjente, pavarësisht se u frikësohet ndëshkimit nga shërbimet serbe. /radiokosovaelire/ https://www.radiokosovaelire.com/ibrahim-kelmendi-udb-ashi-jusuf-buxhovi-ben-perpjekje-ta-pervetesoje-adem-jasharin/

Exit mobile version