fbpx
Sport

Ighalo tregon si mund ta përmirësojë ai sulmin e Unitedit

Sulmuesi nigerian, Odion Ighalo, beson se ai ka cilësi të ndryshme nga sulmuesit e tjerë të Manchester Unitedit dhe beson se kjo ia mundëson atij ta përmirësojë sulmin e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaerit.

Odion Ighalo i ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet si titullarë që nga transferimi i tij nga Kina gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

Përderisa 31-vjeçari ka qenë i impresionuar me rekordin e vet si golashënues, ai ka sqaruar se atij i është dhënë një rol tjetër loje për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e tij.

“Nëse ti s’mund ta prekësh topin ose s’mund të luash me të, atëherë duhesh t’i shpërqendrosh mbrojtësit, në mënyrë që bashkëlojtarët e tjerë të mundë të lëvizin dhe të bëjnë diçka me topin”, ka thënë Ighalo.

“Këtë tentova ta bëj edhe gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Norwich Cityt, kur nuk po më pasohej topi edhe aq shumë”.

“Thjesht duhet të vraposh, të vazhdosh të bësh presion mbi lojtarët dhe t’i detyrosh ata të bëjnë gabime, në mënyrë që të ketë hapësira të tjera të cilat mund t’i shfrytëzojnë lojtarët”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close