fbpx
Lajme

IKD: Vendimi i Kurtit për ulje pagash i kundërligjshëm

Vendimi i sotëm i kryeministri të Kosovës, Albin Kurti për t’ia ulur pagën vetes dhe kabinetit qeveritar, por jo edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve, po konsiderohet i drejtë, por jo edhe i ligjshëm.

Këtë vendim Kurti e mori gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendës drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu ndonëse e konsideron si të drejtë vendimin që me uljen e pagave të kabinetit qeveritar të mos preken pagat e sistemit të drejtësisë, ai thotë se Kurti ka marr vendim që nuk ka bazë ligjore.

Kjo pasi që pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ekuivalente me pozitat e bartësve më të lartë të shtetit.

Ai tha se si shoqëri civile i kanë bërë thirrje qeverisë Kurti që t’i rishqyrtojë, por që deri tek anulimi apo shfuqizimi i vendimeve duhet të vij duke u bazuar çdo veprim në ligj.

“Njëjtë tani është vepruar në rastin e uljes së pagave nga qeveria Kurti në mënyrë të kundërligjshme. Ky vendim i qeverisë Kurti për t’i ulur pagat konsideroj se është i drejtë, por nuk ka bazë ligjore meqenëse tash ligji për Gjykatat dhe Prokurorin e Shtetit përcakton qartë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë ekuivalente me pozitat e bartësve më të lartë të shtetit. Dhe meqenëse këto janë zvogëluar atëherë nuk ka logjik që të njëjtat të vazhdojnë të jenë të rritura për gjyqtarët dhe prokurorët . Edhe pse ne përkrahim në çfarë do forme rritjen e pagave të gjyqtarit dhe prokurorëve ky vendim paraqet thjesht shkelje të ligjit dhe ajo që kemi bërë ftesë në vazhdimësi është që të gjitha ato vendime që ne i kemi kritikuar si të kundërligjshme në kohën e ish kryeministrit Haradinaj të rishqyrtohen nga qeveria Kurti, por që deri tek anulimi i tyre të vije vetëm duke bazuar çdo veprim në ligj. Duke rikthyer, anuluar secilin vendim duke respektuar në plotni ligjshmërinë“, tha Musliu.

Musliu tha për KosovaPress se pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve duhet të rregullohen sipas ligjit dhe jo përmes vendimeve të ekzekutivit.

“Zgjidhja është shumë e qartë është shumë e thjeshtë është vullneti politik që ky status i pagave në krejt sektorin publik përfshirë edhe pushtetin e tretë gjyqtarët dhe prokurorët të rregullohet përmes ligji dhe ky ligj duhet të kaloj në Kuvendin e Kosovës . Pra nuk mund që të luaj askush me vendime qeveritare çoftë duke i rritur apo duke i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëv e sepse pagat e tyre janë kategori ligjore, prandaj e shihni se edhe në rastet kur ka rritje edhe në rastet kur ka ulje thjesht kjo përderisa mbetet në duart e një pushteti ekzekutiv mund të shndërrohet në një mjet për t’i keqpërdorur ata, duke ua bërë thjeshtë të pasigurt statusin e tyre të pagës. Kjo është e papranueshme, e kundërligjshme prandaj si kategori duhet të rregullohet vetëm përmes ligjit në Kuvendin e Kosovës, ligji është siguri tjetër”, theksoi Musliu.

Në mbledhjen e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfuqizuar vendimin e qeverisë Haradinaj të vitit 2017 për rritje të pagave për kabinetin qeveritar.

Por që sipas tij ky vendim nuk do ketë efekt në uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë.

“Në këtë mbledhje të qeverisë propozoj që të shfuqizohet i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr 4/20 i datës 20 dhjetor 2017 me të cilin janë përcaktuar pagat për të punësuarit e niveleve të ndryshme. Pagat për pozitat e përcaktuara me vendimin e shfuqizuar kthehen në lartësinë e përcaktuar me rregullimin juridik të mëparshëm, duhet cekur se ky vendim nuk ka efekt në uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu propozoj që të ndryshohet dhe plotësohet pika 2 e vendimit të qeverisë nr 02/59 I datës 17.12.2015 që ka të bëjë me përfitime të ish zyrtarëve pas mbarimit të mandatit të tyre. Obligohet Ministria e Financave dhe Transfereve dhe institucioneve të tjera përkatëse për zbatimi ne këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi në datën e nënshkrimit dhe zbatohet nga data 3 shkurt 2020”, tha Kurti.

Ndaj vendimit të Kurtit gjatë ditës sot ka reaguar ish kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili tha se uljen e pagave të kabinetit qeveritar e ka konsideruar si populist dhe politik.

“Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por edhe atyre të ardhshëmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëvë ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit”, shkroi ai.

Me vendimin e 20 dhjetorit 2017, ish kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind për pagën e tij dhe të kabinetit qeveritar. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro. Me këtë vendim në mënyrë automatike iu është rritur paga edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve.#IKD#BETIM MUSLIU#PAGA

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close