Imer Imeri vëllai i Haki Imerit në një rrëfim ka treguar se gjatë luftës kur ishte i burgosur në Sahan të Krumës është rrahur nga gruaja e Rexhep Selimit tani deputet i VV-së, Shqipe Selimi.
Imeri ka thënë se këtë gjë e ka kuptuar para rreth dy-3 muajve nga banorët e Krumës.
“Më ka burgosur, Sabit Geci në vitin 1999 në prill”, ka treguar Ymeri. Kam qenë i rrahur dhe i maltretuar. Më ka rrahur Riza Alia, komandat Hoxha i thoshin. Fatmir Thaçi po ashtu dhe më kanë mbajtur në burg dy muaj e gjysmë”.
“Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin para dy-tre muajsh. Ajo është shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, ka thënë Ymeri.
Po ashtu ai ka thënë se Agron Sylejmani, Naim Kadriu dhe Avni Feta janë paguar për ta vrarë vëllain e tij Haki Imerin/BS