Bussa është një burrë që jeton në Konne, Indi dhe, sipas tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është Zoti.
Ai në shtëpinë e tij ka një tempull me foton e Trumpit dhe i lutet çdo ditë, duke mos e lënë asnjë t’i ikë.
Ai ka filluar ta praktikojë besimin e tij qe 3 vite, madje i ka bindur edhe fqinjët e tij. Ata çdo ditë luten para tempullit dhe i përulen, duke e lartësuar kështu presidentin.
Ndonëse prindërit e tij e kanë braktisur, madje edhe e kanë këshilluar të vizitojë psikologun, përkushtimi i tij është shumë i madh dhe ai thotë se nuk do të ndalet.
“Familja ime më konsideron si i çmendur, mirëpo unë nuk kam nevojë për psikolog, Trump është zoti im”, ka thënë ai.