Irani e ofendoi dje, Trump ju thotë keni kujdes, s’jam Obama une – do të përgjigjeni
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ofendoi amerikanët duke i quajtur të mangët mendor, sot Presidenti i SHBA’ve paralajmëroi ata se nëse sulmojnë çfarëdo amerikane do të ndeshen me forcë të papërballueshme dhe dërrmuese, transmeton Gazeta Metro.
Me një seri postesh në media sociale Donald Trump u përgjigj deklarimeve të përçarta presidentit iranian sot më me qetësi se zakonisht, i paralajmëroi mos të nxisin amerikanët duke shkruar se “regjimi i Iranit nuk e kupton fjalët mirësjellje dhe dhembshuri, është për të ardhur keq se vetmja gjë që kuptojnë është forca, e SHBA’të janë larg fuqia më e madhe ushtarake në botë, vetëm dy vitet e fundit janë investuar 1.5 trilion dollarë ”.
Trump vazhdoi me dënimin e sulmeve me bomba dhe vrasjen e amerikanëve duke shkruar “Populli i mrekullueshëm iranian vuan e pa nevojë, udhëheqësit e tyre shpenzojnë të gjitha në terror e pak në të tjera gjëra. Ne nuk kemi harruar përdorimin e bombave për të vrarë mbi 2000 amerikanëve, e plagosën më shumë”.
Presidenti Amerikan, Donald Trump, e mbylli me një paralajmërim të frikshëm për Iranin, ku shkroi se “Deklarata fyese e Iranit vetëm shfaq injorancën e tyre dhe mangësinë e tyre të të kuptuarit të realitetit. Çfarëdo sulmi nga Irani në gjithçka amerikane do t’i përgjigjemi me forcë dërrmuese. Në disa fusha forca dërrmuese do të ketë pasoja shkatërruese. S’ka më John Kerry dhe Obama!”.
Marrëdhëniet u përkeqësuan edhe më tej kur si reagim ndaj sulmit dhe rrëzimit të dronit amerikan mbi ngushticën e Hormuzit, presidenti Trump vendosi sanksione ndaj Ayatollah Ali Khamenei, liderit suprem të Iranit. Presidenti i Iranit ishte fyes e ofendues ndaj të gjithëve në Washington në reagimin e tij.