Epilogu

Isa Agushi – asamblist i LDK-së në Gjilan, për shkak të pakënaqësive ka dhënë dorëheqje nga LDK

Isa Agushi, i njohur si Komandant Dardani gjatë kohës së luftës, ka dhënë dorëheqje të pa revokueshme nga strukturat e LDK-së.

Nga sot kam dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga të gjitha postet e LDK-së”, ka thënë z. Isa Agushi, pa dhënë ndonjë shpjegim tjetër.

Tani e disa kohë flitet për mos marrëveshjet e mundshme të z. Isa Agushi me një pjesë të LDK-së, por edhe me vet kryetarin e komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Pavarësisht kësaj, në një prononcim të tij të datës 23 tetor 2017, menjëherë pas fitores së LDK-së në zgjedhjet lokale ai shprehet “Faleminderit Gjilan që besuat në liderin tonë Lutfi Hazirin, asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej lideri jonë…”

This image has an empty alt attribute; its file name is 56178670_651257861993573_916462428017917952_n.jpg

Siq duket, bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, për më pak se një vit e gjysëm nga ai prononcim, është zhgënjyer personalisht me politikat e LDK-së, respektivisht të kryetarit të saj z. Lutfi Haziri.

Ende nuk dihet fati dhe rrugëtimi i tij politik tani e tutje. Por padyshim një gjë dihet se z. Isa Agushi ka luajtur rol të madh në rikthimin e LDK-së si triumfuese në fshatin më të madh të Komunës së Gjilanit, atë të Zhegrës. /epilogu/


Exit mobile version