Isa Mustafa i reagon VV-së: Kujtim Shala mund t’iu rrahë me dije të gjithëve së bashku
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas sulmeve që i kanë bërë njëri tjetrin sot deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca dhe ai i LDK-së, Kujtim Shala, shkruan IndeksOnline.
Mustafa tha se kështu ndodh kur nuk e kupton gjuhën intelektuale të Kujtim Shalës, pasi nuk ke kapacitet të mendosh se çfarë tha.
“Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.
Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit”, tha ai.
Mustafa për Vetëvendosjes i akuzoi se i kanë bërë të gjitha të zezat e tani improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.
“Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?! IM”, tha ai./IndeksOnline/