fbpx
Lajme

Iseni: Jam i gatshëm të jap raportin e punës time publikisht

Shkup, 25 prill – Kryeministri Zaev që në fillim të mandatit të tij ka lënë një porosi shumë të qartë për funksionerët të cilët sipas tij duhet të jenë në detyrë për qytetarët dhe të jenë në shërbim të tyre, e këtë gjë duket se po e ushtron shumë mirë edhe Xhevat Iseni, drejtor i Bordit në SHA Ndërmarja për ndërtim dhe menaxhim të hapësirave me karakter banesorë dhe afarist, ka komentuar disa nga vendimet e punëve të cilat është duke i pritur, ndërkohë që rëndësi më të madhe ai mundohet t’i jep përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në këtë drejtori. Iseni në shkrimin e tij sqaron shumë gjëra e disa prej tyre mund t’i lexoni në vazhdim:

“Po, edhe unë jam për pastrim dhe përgjegjësi sepse kam luftuar 11 vite me diktaturën dhe regjimin, kam marrë funksion që të dal në ndihmë popullit tim për të cilin kam qenë dhe jam i kapshëm 24 orë. Një vit kam pritur që të më dorëzohet informacioni deri tek bordi im ku jam dhe kryetar që të kalojë dhe të transferoj tek qeveria për përshkrimin e kamatave për personat fizik shfrytëzues të banesave dhe akoma ai informacion nuk ka arritur tek unë. Kisha vendim për pastrimin e përmbaruesve të cilët kanë bashkëpunuar me sektorin juridik në АDISSDP dhe ajo nuk është ndërmarrë, solla përfundim në seancën e bordit për 1260 të vendosur me vendim të qeverisë dhe në bord që të mos thellohet edhe më shumë kriza në ndërmarje, por për fat të keq ajo pikë ende nuk është vënë në rend të ditës. Si kryetar i bordit kërkova 20 muaj që të bëhet sistematizimi i duhur, por edhe sot e kësaj dite nuk është sjellë. Vendimi i bordit që është sjellë që të happen hetimet për krim të organizuar për dëmin ndaj ndërmarjes nga ish persona udhëheqës por edhe për përmbaruesit të cilët kanë lejuar që firmat të shkojnë në falimentim dhe mos e paguajnë borxhin ndaj ndërmarjes edhe kjo ende nuk është vendosur askundi. Kam edhe shumë punë tjera të cilat po qëndrojnë në vend. Kryeministri Zaev në deklaratën e tij ka thënë se duhet të ma rruani popullin sepse do mbani përgjegjësi, dhe unë sot e kësaj dite ende vazhdoj me deklaratën e tij t’i përmbahem. E kam marrë funksionin dhe e ruaj popullin ashtu si ka deklaruar dhe urdhëruar kryeministri, gjithmonë jam i gatshëm të mbajë përgjegjësi, kam nënshkruar vendime shumë të rëndësishme dhe kam sjellë përfundime në interes të qytetarëve pa dallim feje, partie dhe përkatësi etnike. Në këtë ndërmarje jam vendosur që të ndihmoj për secilin qytetarë, ku është qëndrimi im dhe vendimi im, nuk e kam shumë me rëndësi kulltukun por më plotëson ajo që kur dal jashtë më përshëndesin të gjithë dhe më respektojnë. Gjithmonë jam i gatshëm publikisht dhe në mënyrë transparente të jap raportin tim”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close