Ish-deputeti i LVV-së Florin Krasniqi është shprehur i zhgënjyer për aktivitetin e tij në partinë e kryeministrit Albin Kurti.
“Unë kam ardhur të kërkojë falje që kam dërguar njerëz në Vetëvendosje. Unë nuk kam kursyer para, mund e madje edhe jetën për Vetëvendosjen. Unë kërkojë falje pse nuk e kam ditë që LVV e bjer Kosovën në këtë gjendje. Unë kam sjellë me qindra njerëz në LVV. Qëllimi im ka qenë që LVV të jetë parti socialdemokrate”, ka deklaruar Krasniqi në “Debat Plus”.
Ish-deputeti i LVV-së ka thënë se ka qenë e vështirë të udhëtohet me Albin Kurtin.
“Udhëtimet me Albinin kanë qenë të vështira. Sa herë kemi udhëtuar me të na kanë kontrolluar detajisht. Unë kam dyshime të bazuara se Albini është në një listë që quhet “No Fly List” që do të thotë se është njeri i rrezikshëm për të hipur në aeroplan. Black List është listë që e bënë Departamenti i Shtetit dhe ata janë njerëz që kanë bërë para me punë të këqija. Personat që futen në “Ny Fly List” janë njerëz të rrezikshëm. Unë kam qenë në karrige me Albinin dhe ma kanë ndryshua karrigen dhe kanë pru dikë tjetër të ulet afër tij. Na kanë vonuar dy-tre orë me aeroplan. Ajo tregon se Amerika e ka problem që ai të udhëtoj. Sigurisht për këtë kanë vendosur marshallat e fluturimeve. Kjo ka ndodhur më shumë se njëherë”.
Krasniqi thotë se në kushte normale kompania e aviacionit është dashur t’i kërkojë atij falje për këtë ndryshim të vendit që e kishte konfirmuar më parë.
“Unë nuk them se kam parë ndonjë dokument të tillë pasi Amerika atë list nuk ia tregon askujt. Albini vet mund të dijë një gjë të tillë. Ai mund ta pyet ambasadorin amerikan pse nuk është ftuar në Departamentin Amerikan. Të gjithë kryeministrat që ka pasur deri tash Kosova kanë shkuar vetëm ai jo”, deklaroi Krasniqi./Telegrafi/