Epilogu

Ish deputeti i VV-së: Sveçla ua ka mbushë çantat me gurë aktivistëve të VV-së me sulmu policinë

Ish deputeti i Vetëvendosjes, njëri nga personalitetet i cili edhe e ka financuar këtë subjekt politik, ka treguar disa detaje të pathëna për ministrin aktual të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla. Ai ka treguar se si sillej ai gjatë protestave të VV-së.

“Edhe Visar Ymeri edhe Yll Hoxha janë dëshmitarë të mi këtu, njeri në Vetëvendosje që u kanë ma agresiv, brutalisht agresiv u kanë Xhelal Sveçla. Agresiv ndaj policëve individualisht. E dijnë krejt policia e Kosovës se janë edhe videot. Xhelali ua ka mbushë qantat me gurë aktivistëve, qy ku është njeri (Visar Ymeri) le t’kallxon se u kanë kryetar, vet ka gjujtë gurë, u dasht me ua heq prej qante, edhe jo njësisë speciale, por do policëve para derës që ishin njerëz të mrekullueshëm, e votojshin VV-së e na jepshin dorën për ditë, me ua hi gurë në kry, ky është Xhelali, me dorë t’vet ka gjujtë gurë kundër policisë së Kosovës, Albini ua ka ba ministër me ju kallxu kush është bosi”, ka treguar Florin Krasniqi.

Exit mobile version