Epilogu

Ish drejtuesi i LPK: Ne duhet të ishim budallenjt e budallenjëve ta vrisnim Ahmet Krasniqin

Ish kreu i LPK-së, Bedri Islami, ka treguar për RTSH-në detaje për periudhën e luftës.

Ai ka treguar se asnjëri nga eksponentët e mëdhenj të LDK-së nuk kanë qenë pengesë për UÇK-në.

Unë ju fola edhe për rastin e Ahmet Krasniqit. Ahmet Krasniqi ishte bërë furnitor i UÇK-së, na kishte dhënë 3 milionë e 600 e sa mijë marka, pritnim prej tij edhe 3 milionë për t’i blerë armët aty ku na kishin thënë amerikanët. Ne duhet të ishim budallenjt e budallenjëve ta vrisnim Ahmet Krasniqin“, ka treguar Bedri Islami.

Bedri Islami ka treguar që në Betejën e Koshares kishte shqiptarë të veshur me uniformën e Serbisë për të luftuar kundër shqiptarëve.

Sipas tij, shërbimi sekret serb shpesh herë i ka bërë vetë krimet dhe kanë provuar t’ia veshin krimet disa figurave që gëzonin besim dhe respekt.

Exit mobile version