fbpx
Lajme

Ish-gjenerali shqiptar: Kushdo që gëzohet që Thaçi është në burg është antishqiptar

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka folur për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ai tha se kushdo që gëzohet që Thaçi  është në burg është antishqiptar.

“Nëse Hashim Thaçi do të kishte bërë gabime si kryeministër dhe si president i Kosovës, edhe unë do të isha dakord të ndëshkohet sipas ligjit. Por ai ka shkuar atje për diçka që ka bërë mirë për interesat e Kosovës. Ai ka shkuar si udhëheqës politik, si kryeministër, si kryetar i grupit negociator në Rambuje, si luftëtar. Epo ta marrësh Hashim Thaçin dhe ta akuzosh si luftëtar në gjyq e ta fusësh në burg, e të gëzohesh që ai ka shkuar atje, kjo është antishqiptarizëm. Ky është antilogjikë dhe është shërbim antikombëtar”, tha ai në T7.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close