fbpx
Lajme

Ish-gjyqtari Nehat Idrizi shpall kandidaturën për President, u shkruan deputetëve: Më votoni, jam apolitik

Ish-Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi po raportohet se e ka shpallur kandidaturën e tij për President të shtetit.

Një portal ka publikuar një letër të cilën pretendohet se ish-gjyqtari kosovar ua ka përcjellë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e në të cilën i ka njoftuar dhe ka kërkuar mbështetjen për kandidaturën e tij për President konsensual.

Sipas letrës, Idrizi që për veten thekson se është apolitik, i ka njoftuar të gjitha partitë politikë për ambicien e tij.

“Dëshiroj t’ju informoj për kandidaturën time për President të Republikës së Kosovës. Si një kandidat apolitik, kërkoj mbështetjen tuja dhe të subjektit tuaj politik për kandidaturën time”, thuhet në letër.

“Unë besoj thellë që Kosovës i duhet një President apolitik dhe konsensual. Unë ju garantoj që do të punojmë së bashku për të arritur objektivat shtetërore”, shton Idrizi.

“Përvoja si gjykatës, profesor dhe Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dëshmon gatishmërinë time për marrjen e një përgjegjësie të tillë”, ka shtuar ish-gjyqtari i njohur.

Ndryshe, Nehat Idrizi, në dhjetor të vitit të shkuar, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryesuesit dhe anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Nga ana tjetër, aktualisht postin e presidentit të vendit e ushtron Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pasi ish-Presidenti Hashim Thaçi më 5 nëntor dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Për postin e Presidentit të ardhshëm, synim, tash e disa muaj ka shfaqur edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close