Fehmi Ferati është aktivist i Vetëvendosjes. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai ishte kandidat i Vetëvendosjes për Qytetin e Mitrovicës. Por, ai publikisht e ka kundërshtuar kandidaturën e z. Agim Bahtiri.
Fehmi Ferati, dje në një emision në Klan Kosova, ka thënë se “Bedri Hamza po bënë fushatë shumë korrekte, pa e fyer askënd, nuk është marrë me asnjë kundërkandidatë, e ka prezantuar programin e tij dhe në Mitrovicë po thonë se ky është kandidat slloven”.
Ai poashtu ka thënë se Bedri Hamza do të fitoi në Mitrovicë dhe besoj që do ta votojë Bedri Hamzën.
Ai ka vazhduar duke treguar se ai ka qenë dhe është Vetëvendosje, por nuk është pajtuar asnjëherë me Agim Bahtirin.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=yEQcTPfYEqY 1:24:00