Ish këshilltari i Kurtit z. Shkëlzen Gashi në një debat në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se ” VV duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për keq-qeverisjen në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë”
Ai ka shkuar edhe me tutje duke thënë se qytetarët e Prishtinës duhet të kërkojnë përgjegjësi nga Vetëvendosja dhe z. Albin Kurti për keq-qeverisjen në Prishtinë sepse Kurti kërkoi dy herë vota për Shpend Ahmetin.
Ai ka thënë se as Mytaher Haskuka e as Agim Bahtiri nuk duhet të kandidohen për kryetar të komunave të Prizrenit dhe Mitrovicës.