fbpx
Lajme

Ish këshilltari i Kushnerit: Si e braktisi Rugova Kosovën për në Itali, Millosheviç kishte këto kërkesa

Libri “Lindja e një demokracie me parathënie të shkruar Bernard Kushner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez z. Bernard Kushner. Ai kishte treguar për unitetin, problemet brenda delegacionit të Rambujesë e mendimet pro at kontra.

Ai poashtu kishte treguar edhe detajet për ish presidentin e ndjerë z. Ibrahim Rugova.

“… Rugova u përdor edhe nga bashkësia e Sant’Egidios që përpiqej të luante një rol ndërmjetësimi për të gjetur një zjidhje paqësore të konfliktit. Kjo orvatje dështoi por i mundësoi Monsinjor Paglias, themeluesit të bashkësisë, që t’i kërkonte Millosheviçit për ta lënë Ibrahim Rugovën ta braktiste Kosovën për të mërguar në Romë. Udhëheqësi serb pranoi më në fund por me kusht që ai të nisej drejtpërdrejt nga Beogradi dhe në një avion italian, më 6 maj. Të gjithë dëshmitë u përputhën në këtë pikë për të thënë se ishte një njeri i thyer ai që zbriti në kryeqytetin italian. Për Aleancën deklarata e tij kundër bombardimeve ishte e papranueshme dhe në Romë amerikanët i dhanë të kuptojë se ai s’duhej të bënte më asnjë deklaratë në favor të bombardimeve, si dhe t’i përgenjështronte fjalët që i kishte thënë në krah të Millosheviçit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close