Epilogu

Ish-këshilltari i Thaçit kërkon dorëheqjen e Mehmet Krajës

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pasi ASHAK-u është distancuar nga analiza e Mehmet Krajës.

Ai ka kërkuar dorëheqje të kryetarit të ASHAK-ut dhe ngritje të padisë ndaj tij.

Dorëheqje dhe padi”, ka shkruar Behrami.

Seksioni i Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës sot është distancuar nga analiza e fundit, e cila është publikuar nga kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

Përmes një komunikate për medie, ky seksion ka bërë me dije se ai dokument nuk është shkencor. “Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit të ASHAK-ut z. Mehmet Kraja për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjellë përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë.“, është thënë në komunikatë.

Exit mobile version