Epilogu

Ish këshilltarja e Kombeve të Bashkuara: Aktakuza ndaj ish-liderëve të UÇK-së është e pasaktë, shtrembëron historinë

Nga Anna Di Lellio*

Aktakuza e prokurorëve të Hagës, ndaj Hashim Thaçit dhe te ish-zyrtarëve të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shtrembëron historinë dhe heq në mënyrë selektive fakte duke bërë që çështja të jetë e njëanshme.

Midis emocionit të zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe lajmeve të frikshme për COVID-19, për pak e humba gjyqin e ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Tani që jam fokusuar tek ai, do të doja ta kisha humbur.

E vërteta është se unë besoj te drejtësia ndërkombëtare dhe ajo që lexova dhe kuptova është një goditje e rëndësishme ndaj besimit tim tek ajo.

Le t’ia nisim nga fillimi: aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 4 nëntor. Akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar janë të rënda. Megjithatë, unë nuk do të trajtoj meritat e atyre krimeve pasi që nuk jam hetuese, prokurore apo avokate mbrojtëse.

Megjithatë, gjeta shumë për të thënë në lidhje me inkuadrimin e atyre krimeve në narrativën që shkon në seksionin me titull “Deklaratë Faktesh”.

Ky titull tingëllon Oruellian që pasi lexova rreshtat e parë. “Në vitin 1989, në kontekstin e rritjes së përçarjeve dhe tensioneve në të gjithë ish-Jugosllavinë, statusi i Kosovës si provincë autonome u shfuqizua. Pas kësaj, shqiptarët e Kosovës mbështetën me shumicë dërrmuese një referendum për pavarësi… ”

Fillimi i aktakuzës tregon gjuhën e përdorur nga zyra e prokurorit në të gjithë dokumentin. Është një gjuhë tepër e paqartë dhe ngatërruese që përdor me me bollëk terma të gabuar dhe formën pasive.

“Skizmë”? Skizma është një ndarje midis palëve kundërshtare ose ndarja zyrtare e një Kishe në dy Kisha. Në vitin 1989, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë nuk u përball me një skizmë, por me një krizë të thellë kushtetuese dhe politike që çoi në luftë. Autonomia e Kosovës nuk u “shfuqizua”. Kuvendi i Serbisë e këtë, me forcë.

Faktet që duhet të deklarohen në këtë pjesë janë plot pasaktësi, kur nuk shpërfillen plotësisht. Afati kohor është çorientuese. Vetëm një fjalë mbulon ngjarjet nga viti 1989 deri në referendumin për pavarësinë e Kosovës në 1991 – “pas kësaj”.

“Pas kësaj” ka një periudhë tre vjeçare me ngjarje të rëndësishme: protesta të përhapura, paqësore të shqiptarëve në Kosovë, duke përfshirë një grevë urie nga minatorët që u shtyp me dhunë; gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga presidenca jugosllave; burgosja masive e shqiptarëve dhe torturat e tyre në burg; marrja e peng e Asamblesë së Kosovës para shfuqizimit të saj dhe shkarkimi i të gjithë shqiptarëve nga vendet e punës, spitalet dhe shkollat.

Prokurorët e specializuar është e qartë që kanë mangësi informacionesh në këtë histori, por le të mos u kërkojmë atyre të lexojnë libra historie. Do të mjaftonte të lexon in punën e kolegëve të tyre në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ. Merrni këtë pjesë nga gjykimi i GJPNJ-së në vitin 2005 në çështjen kundër liderit të UÇK-së Fatmir Limaj dhe dy të tjerëve, “Pjesa III. A. Konteksti politik në Kosovë dhe krijimi i UÇK-së”. Ai përmban të gjitha faktet që duhet të përmenden.

Një tjetër lexim i mirë për kontekstin është gjykimi i GJPNJ-së i vitit 2011 mbi Kush është Kush i lidershipit ushtarak dhe politik serb (ish-presidenti Milan Milutinoviç dhe pesë të tjerë). Në gjykim, “Pjesa III. Sfondi historik” bazohet në raportime serioze dhe të vërtetuara nga Human Rights Watch, Amnesty International dhe raportuesi special i Kombeve të Bashkuara Tadeusz Mazowiecki.

Konflikti i armatosur me Serbinë, i njohur nga GJPNJ-ja (Milutinovic et al. Gjykimi, Para 820), meriton vetëm një përmendje në padinë e Dhomave të Specializuara, si një luftë midis dy palëve rivale. Faktet ndryshojnë. Që nga fillimi i vitit 1998, Serbia kishte vendosur policinë, ushtrinë e rregullt, rezervistët, forcat speciale dhe formacionet vullnetare veterane të gjenocidit boshnjak në Kosovë. Në atë kohë, UÇK-ja ishte një grup prej disa qindra individësh të armatosur dobët.

Lufta filloi në mars 1998 kur trupat serbe masakruan 83 shqiptarë në Drenicë, vetëm disa prej tyre luftëtarë të UÇK-së. Kjo ngjarje alarmoi prokuroren e GJPNJ-së Louise Arbor se Serbia po kryente krime lufte. Deri në verën e vitit 1998, kishte qindra mijëra civilë shqiptarë të zhvendosur. Ishte atëherë që UÇK-ja u rrit në numër dhe konsensus.

Kjo aktakuzë përshkruan një luftë në të cilën çdo veprim i forcave serbe të sigurisë ishte një operacion i drejtpërdrejtë kundër kryengritjes. Kjo është në fakt e pavërtetë, pasi masakrat, përdhunimet dhe shpërnguljet ndodhën edhe atje ku nuk kishte asnjë UÇK aktive. Kur kishte, përgjigjja ishte disproporcionale.

Fakti është që lidershipi i Serbisë përbënte një ndërmarrje të përbashkët kriminale që synonte modifikimin e ekuilibrit etnik të Kosovës, siç përfundoi GJPNJ-ja.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, “elementët kontekstualë” për krimet e pretenduara të kryera në luftën e Kosovës nuk ishin faktet e vendosura nga GJPNJ-ja, por vullneti i Lëvizjes Popullore të Kosovës “për të koordinuar aktivitetet e njësive të armatosura në Kosovë”.

Pretendohet se Lëvizja Popullore e Kosovës doli me emrin UÇK – një pasaktësi e qartë sipas Limaj et al. gjykimi – dhe vazhdoi të ndërtonte një ndërmarrje të përbashkët kriminale për të eliminuar “Kundërshtarët” dhe për të kontrolluar territorin e Kosovës.

Kush ishin këta kundërshtarë? Bashkëpunëtorë me shtetin jugosllav dhe forcat e tij dhe njerëz që nuk e mbështetën UÇK-në dhe Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, përfshirë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, serbët, romët dhe etnitë e tjera.

Nga e dimë që UÇK-ja i kishte ato qëllime? Duke e arritur këtë konkluzion nga sjellja e tyre. Kjo është pika ku historia e Prokurorëve të Specializuar bëhet e çuditshme. Aty thuhet se gjatë bombardimeve të NATO-s, “ushtarët e UÇK-së dhe një numër i madh civilësh shqiptarë të Kosovës u zhvendosën nga Kosova në Shqipëri” (shkronja të pjerrëta). Por kjo ka qenë linja e mbrojtjes e të gjithë kriminelëve serbë të dënuar të luftës. Ky nuk është një fakt.

Faktet janë që NATO nuk ndërhyri kundër Serbisë për të mbuluar një komplot të Lëvizjes Popullore të Kosovës/UÇK-së; se shumica e ushtarëve të UÇK-së qëndruan në Kosovë dhe se rreth 800,000 civilë shqiptarë etnikë u dëbuan nga forcat serbe të sigurisë në një fushatë në të cilën vranë dhe përdhunuan mijëra prej tyre.

Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pas përfundimit të luftës, “një numër i madh ushtarësh të UÇK-së dhe refugjatësh shqiptarë të Kosovës u kthyen nga Shqipëria dhe u zhvendosën në zona të kontrolluara më parë nga forcat e RFJ-së (Republika Federale të Jugosllavisë)” (fjalët që kam vendosur me të pjerrët).

Kjo është një e vërtetë e pjesshme, e shprehur në gjuhë të zhdrejtë që tregon njëanshmëri. Duket sikur refugjatët shqiptarë etnikë dhe ushtarët e UÇK-së pushtuan Kosovën. A duhet të kishin qëndruar ata në Shqipëri? Ata u kthyen në shtëpi, dhe po kështu edhe forcat jugosllave, në Serbi.

Imagjinoni sikur Zyra e Prokurorit të Specializuar të kishte dashur të rishkruante historinë e luftës në Kosovë. Ata dështuan nga ana e çdo standardi faktik. Fatkeqësisht, universi i tyre paralel është korniza në të cilën do të gjykohen liderët e UÇK-së që janë aktualisht në gjyq. Kjo po që është drejtësi!

*Anna Di Lellio është sociologe, gazetare dhe ish këshilltare e Kombeve të Bashkuara.

Exit mobile version