fbpx
Lajme

Gjenerali gjerman: Thaçi tërhoqi vëmendjen e sekretares Ollbrajt, i pëlqeu paraqitja e tij

Hashim Thaçi u bë numri një i politikës kosovare ende pa pasur një parti politike prapa tij, duke iu falënderuar përkrahjes amerikane, shkruan Klaus Reinhardt, ish-komandant i KFOR-it, në librin e tij “Shënime/ditari si komandant gjerman në Kosovë”.

“Hashim Thaçi, i cili edhe pse ende nuk ka një parti politike prapa veti, duke u mbështetur në përkrahjen e sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, do të bëjë çmos që të bëhet personi politik numër një në Kosovë”, kishte shkruar Reinhardt.

Ndërsa, duke folur për takimin e tij me Thaçin, bisedat me të dhe të kaluarën e tij, Reinhardt shkruan se bisedat ishin mjaft të mira.

“Bisedës i qasemi mjaft mirë. Thaçi më flet për rininë e tij në Luginën e Drenicës. Në fillimin e viteve 90, ai kishte filluar studimet në Prishtinë. U bë udhëheqës i studentëve dhe me disa miq themeloi një lëvizje të armatosur studentore, që u shndërrua në paraardhëse të UÇK-së. Ai u dënua me 10 vite burg nga regjimi i Milosheviqit, por ai arriti me kohë të arratisej në Zvicër për të vazhduar studimet”.

Reinhardt kujton se ngritjen në skenën politike, Thaçi e kishte arritur në fillim të vitit 1999, gjatë bisedimeve paqësore të Rambujesë.

“Ai tërhoqi vëmendjen edhe të sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilës i pëlqeu paraqitja e tij dhe e cila që nga ai moment mbështetej në të si një forcë politike në ardhje në Kosovë”.

“Fillojmë të bisedojmë për statusin e Kosovës. Ia bëjë të qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë një Kosovë të pavarur dhe të pastër shqiptare. Thaçi flet për ardhmërinë shumetnike të Kosovës, duke më premtuar se serbët e mbetur në Kosovë nuk do të dëbohen. Unë nënvizoj se ndihmat financiare mund të sigurohen vetëm me anë të bashkëjetesës paqësore, gjë që u pranua në tërësi nga Thaçi”, kujton Reinhardt bisedën me Thaçin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close