Dy protagonist të Betejës së Koshares kanë treguar shumë të pathëna se kush ka qenë organizator i kësaj luftës.
Naser Vllasi, ish-komandant i njësisë “Cobra” të UÇK-së në Koshare dhe Nasim Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së në Koshare, kishin rrëfyer shumë detaje interesante nga Beteja e Koshares në emisionin “Dite Mbas Dite” në “Televizionin Rrokum”.
Ata treguan edhe mendimin e Heroit Agim Ramadani për të nisur sulmin e parë në Koshare.
“Shiko, rasti i sulmit është kështu, edhe po e foli një fjalë të Agimit që ma ka thanë e ajo qëndron, në momentin kur kemi vendosur me luftu, Naseri vetëm ka pas hy me grupin e tij me u përgaditë, u dike sulmi, caku i sulmit kryesor, Agim Ramadani ka thanë Nasim për hirë të kësaj që ke ba ti gjithçka, për hirë të kësaj unë mendojë që askush nuk është ma meritorë me dhezë pushkën e parë në këtë sulm se ti. I thash si e ke mendu. Ai tha unë kam mendu kështu, sulmin taktik, dezorientues, ta udhëheqësh ti. Dhe nuk ka të drejtë kush, në këtë shoqëri, në këtë grupim para teje, ta dhezë këtë sepse je meritori që po e bajmë një punë shumë të madhe. Agimi e ka ditë pa nisë se kemi me e pasë betejën e fitume, kështu që unë po them që atë nder ma ka ba Agimi në kuptimin prej zemrës e prej vullnetit, jo si urdhër, sepse unë s’kam marrë urdhër prej Agimit, unë nuk kam marrë urdhër prej Rrustemit, Antoni s’ka pas mundësi me dhanë urdhër se Antoni edhe nën komandën e këtij (Kobrës), Antoni ka qenë komandant Batalioni”, kishte treguar Nasim Haradinaj.
Poashtu edhe Naser Vllasi tregoi se “po kush e ka nisë nëse shtrohet pyetja, luftën i pari, ose kush e ka dhezë krismën i pari, sipas planit operativ për thyerjen e kufirit, vet besimi ka qenë edhe për me i dezorientue forcat është gjenerali Nasim Haradinaj me djemt e Tropojës…”
Naser Vllasi fillimisht ishte emëruar nga Ahmet Krasniqi në një pozitë.
Nasim Haradinaj tregoi se ai pastaj ua kishte dhënë lejën dhe bashkë me djemt e Tropojës e kishin filluar.
VIDEO: https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=1640999085937789