Ish komandanti i Pashtrikut: Çeku e kreu obligimin ndaj atdheut, ti Rrahim zgjodhe Kroacinë
Shkruan: Sadik Halitjaha / ish i burgosur politik, i plagosur dhe ish komandant në Zonën Operative të Pashtrikut.
I nderuar Gjeneral Rrahim Ademi!
Pasi e ndegjova me kujdes dekleraten tande ne tv. Po i shkruaj pak fjal per ty dhe publikun!Ti je vlersuar lart nga populli i yn per heroizmin dhe kontributin në luften per çlirimin e Kroacis, si domos në pjesen qe ti ishe komandant!
Mburremi me vepren tane madhore per popullin Kroat dhe lirin e ti! Te mos i bëje krahasimet me Agim Çekun dhe arsyeshmerin e pa arsyeshme! Që nuk ke ardhur ne luften e Kosoves!Do te mbeteshe i simpatizuar dhe respektuar nga Populli i Kosoves dhe nga luftetaret çlirimtar te UÇK-s! Bllofet tuaja apo tentim arsyetimi qe ti nuk ju paske pergjegjur luftes së UÇK-s! Se pse s’paske qen në dakort te jesh i dyti në UÇK e,sidomos nën Komanden e Agim Çekut,se pse paska qen ushtar i yti apo varës i yti!
Kjo tregon megallmonin tande deri në narcizoizem! Ne kemi pas ushtar qe perher te par e kan kapur pushken në luft, por jan shendrruar në legjenda te gjalla! Ti po ta ndije dhimbjen per popullin tandë te robruar dhe te pergjakur në luften e pa barabaret,nga barbaret Serb,nuk do te rrije duar kryq e ta shihje luften e Ksoves nga Kroacia! Në Luften e kosoves ka pas vend per te gjith, aq ma teper ka pas nevoj per profilin tand ushtarak!Ne na kanë ardhur vllezrit nga Shqipria epror te karieres dhe nuk kan pyt në qfar niveli komandues do te vendosen as kush ishte komandant i luftes! Kan ardhur vllazer nga mergimi i kan lan familjet dhe lluksin, Kan hy në luft si ushtar e kan perfunduar komandant e Gjeneral!
Nuk dua ta madhroj Çekun por ai e kreu obligimin ndaj Atdheut! Ndersa ti Atdhe e ke zgjedhur Kroacin kjo asht e drejt e jotja!Por s’ke te drejt ta nënqmon Çekun dhe as ushtarin ma te tjesht, në qoftë vetem dhjet dit luft në se i ka ba, i ka ba per Kosov ne ket luft ka mund te vritej!
Si duket ke mbet me mendsin e vjetruar te ish sistemit ( Na veliqanstvo) Ose te jesh i pari ose hiq,kjo hiq asht ma pak se i fundit në kolonen e luftes per lirin e Atdheut! Kisha dashur te mos kisha njohur,ta ruaja ne mendje e zemer mendimin per lartsin tande!Me dhimsesh Gjeneral!