Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami në një intervistë për emisionin “Pa Rrotlla” të gazetarit Milaim Zeka kishte treguar detaje interesante për periudhën e luftës, aksionet e para dhe organizimin e luftës.
Bedri Islami ka thënë ndër të tjerash se “Nëse ka një epiqendër të lëvizjes clirimtare në Kosovë ajo është Drenica e në qoftëse në Drenicë ka një qendër tjetër ajo është Prekazi, dhe në qoftëse në Prekaz do të gjejmë kryeqendrën, ajo është Familja e Adem Jasharit. Aty filloi”.
Ai e tregoi edhe një ngjarje interesante dhe dramatike për dy heronjtë; Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin.
“… ose kur u vra Zahiri, Edmondi e Hakifi, ata ishin rrugës për tek Adem Jashari. Nuk ishin takuar asnjëherë njëri me tjetrin, kishin shkëmbyer mesazhe, por dihej kush ishte Adem Jashari. Pra po shkonin drejt tij. Do kryenin një mision tjetër, do merrnin armët që në fundin e dhjetorit të 1996, Edmon Hoxha i kishte sjellur nga Shqipëria, ishte një linjë që e kishte hapur grupi i Dukagjinit dhe pasi të merrnin armët do të shkonin atje”, shtoi Bedri Islami.
https://www.youtube.com/watch?v=coQSiSqaCUY 40min