Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX, Malcolm Simmons ka folur për mosliberalizimin e vizave për Kosovën në Samitin e BE-së që u mbajt këtë javë.
Në një postim në Twitter, Simmons ka thënë se nga ajo që ka mësuar për popullin e Kosovës gjatë kohës që ka shërbyer në Prishtinë, është se ai është i qëndrueshëm dhe i ka kapërcyer fatkeqësitë, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Kosova ka bërë gjithçka çka i është kërkuar dhe një ditë do të shpërblehet.
“Një gjë që mësova për popullin e Kosovës është se ju jeni një popull elastik që gjithmonë do t’i kapërceni fatkeqësitë. Ju keni bërë gjithçka që ju është kërkuar. Një ditë do të shpërbleheni”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/