Epilogu

Ish kryeministri italian: Klinton ka patur dyshime te Rugova që mund të thotë “Ndaloni bombardimet”

Ish Kryeministri i Italisë MASIMO D’ALEMA kishte dhënë një intervistë për Oral History Kosovo në vitin 2019. Ai kishte treguar disa detaje të pathëna për negociatat, bisedimet me presidentin Klinton e angazhimin e Italisë për lirimin e Presidentit të ndjerë z. Ibrahim Rugova.

Ja komenti i plotë i ish kryeministrit italian:

Operacioni tjetër që bëmë ishte të sigurojmë nga Miloševiq lirimin e Rugovës. Sepse kemi menduar, me të drejtë, që Rugova mund të jetë, për historinë e tij, ai që mund të përfaqësonte, pas luftës, një perspektivë paqësore. Nuk kam pasur shumë simpati për UÇK-në si… dhe pra ideja për të gjetur një personalitet i cili ishte shumë i angazhuar për të drejtat e kosovarëve…. Menjëherë pas luftës kishte zgjedhje dhe Rugova… ishte referendum [për të], pra ai ishte personalitet që kishte lidhje të forta, një histori me vështirësi, por gjithashtu pacifist, jo fundamentalist, madje ishte katolik, në një konflitk që pa muslimanët dhe protestantët, ëhm, jo, ortodoks, ai ishte jashtë aspekteve ideologjike dhe fetare të konfliktit, ai ishte një intelektual me prapavijë në kulturën franceze. 7 Pra, filluam një bisedim të vështirë me Miloševiqin. Ndër të tjera Italia ishte vendi i vetëm që mbajti Ambasadën e saj në Beograd, ishte një pozitë mjaft delikate.

Duhet të them që gjithmonë e kemi diskutuar të gjithë këtë me amerikanët, gjithmonë kam menduar që mund të mos pajtohesh me amerikanët, dhe shpesh nuk jam pajtuar, por jo të i mashtrosh sepse pastaj hidhërohen, duhet të jesh besnik edhe kur nuk pajtohesh. Kemi folur për Rugovën me Clintonin, ka pasur dyshime të mëdha, ai ka menduar që si të lirohet do të i thotë NATO-s, “Ndaloni!” Si pacifist, dhe kjo do të krijonte probleme. Në vend të kësaj Rugova… Ne e siguruam lirimin e tij, e bindëm Miloševićin, [kishte] diskutime të gjata, dhe këtu Dini kishte një 1 rol kyç, Dini kishte marrëdhënje të mira me ta. Paradoksalisht unë, si një ish-komunist duhej të isha shok më i mirë me ta, por isha shumë më pak shok se Dini nga kjo perspektivë. Sidoqoftë, përfundimisht u bindën që edhe për qëllimin e një menaxhmenti më pak ekstremist do të ishte e dobishme të mirrej… Rugova u lirua, e dërguam në Itali, ne e pritëm në Itali dhe sapo erdhi në Itali ne patjetër që biseduam, ai e mbajti një konferencë për shtyp në të cilën e falenderoi NATO-n sepse po e mbronte popullin e tij.

Dhe më kujtohet që Clintoni më telefonoi mua në celular, dhe më tha, “Grazie, grazie, bravo, shumë mirë, operacion shumë i mirë”. (qeshë) Fillimisht, ai ka qenë szzzzz [onomatopoeic] ata ishin në mëdyshje, pastaj situata u zhvillua shumë pozitivisht. Kthimi i Rugovës ishte triumf, fitorja e tij elektorale ishte një lumë votash, pastaj fatkeqësisht Rugova vdiq shumë herët nga kanceri, pra, nuk mundi ta ushtroj rolin e tij gjatë, por ai mbetet një figurë e jashtëzakonshme, ai është ende një simbol shumë i rëndësishëm. Herën e fundit që isha në Prishtinë shkova të vizitoj familjen e tij, të gjithë janë rritur, fëmijët, atyre iu kujtua kur kreu i Shërbimeve Sekrete iu kishe blerë akullore (qeshë).

Exit mobile version