fbpx
Lajme

Ish kryeministri italian: Rugova është ende një simbol shumë i rëndësishëm

Rrëfimi i ish kryeministrit italian Massimo D’Alema për Oral History Kosovo:

Menjëherë pas luftës kishte zgjedhje dhe Rugova… ishte referendum [për të], pra ai ishte personalitet që kishte lidhje të forta, një histori me vështirësi, por gjithashtu pacifist, jo fundamentalist, madje ishte katolik, në një konflitk që pa muslimanët dhe protestantët, ëhm, jo, ortodoks, ai ishte jashtë aspekteve ideologjike dhe fetare të konfliktit, ai ishte një intelektual me prapavijë në kulturën franceze.

Ne e siguruam lirimin e tij, e bindëm Miloševićin, [kishte] diskutime të gjata, dhe këtu Dini kishte një 1 rol kyç, Dini kishte marrëdhënje të mira me ta. Paradoksalisht unë, si një ish-komunist duhej të isha shok më i mirë me ta, por isha shumë më pak shok se Dini nga kjo perspektivë. Sidoqoftë, përfundimisht u bindën që edhe për qëllimin e një menaxhmenti më pak ekstremist do të ishte e dobishme të mirrej… Rugova u lirua, e dërguam në Itali, ne e pritëm në Itali dhe sapo erdhi në Itali ne patjetër që biseduam, ai e mbajti një konferencë për shtyp në të cilën e falenderoi NATO-n sepse po e mbronte popullin e tij. Dhe më kujtohet që Clintoni më telefonoi mua në celular, dhe më tha, “Grazie, grazie, bravo, shumë mirë, operacion shumë i mirë”. (qeshë) Fillimisht, ai ka qenë szzzzz [onomatopoeic] ata ishin në mëdyshje, pastaj situata u zhvillua shumë pozitivisht. Kthimi i Rugovës ishte triumf, fitorja e tij elektorale ishte një lumë votash, pastaj fatkeqësisht Rugova vdiq shumë herët nga kanceri, pra, nuk mundi ta ushtroj rolin e tij gjatë, por ai mbetet një figurë e jashtëzakonshme, ai është ende një simbol shumë i rëndësishëm. Herën e fundit që isha në Prishtinë shkova të vizitoj familjen e tij, të gjithë janë rritur, fëmijët, atyre iu kujtua kur kreu i Shërbimeve Sekrete iu kishe blerë akullore (qeshë).

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close