fbpx
Lajme

Si e nervozoi Rugova ish kryeministrin rus, ia përmendi pavarësinë në 1999, ai e pranon këtë fakt

Në librin ”Prapaskenat e Kapitullimit të Millosheviçit”, kujtime nga Çërnomërdin – Talbott, dy negociatorët kryesorë të Marrëveshjes së Kumanovës nga Rusia dhe SHBA, ishte përmendur takimi i negociatorit rus me Presidentin e ndjerë z. Ibrahim Rugova.

Çfarë ishte Ibrahim Rugova, politikan, shkrimtar apo publicist? Rreth gjashtëdhjet vjeç, me flokë të rrallë dhe një vështrim të shqetësuar, mbante të lidhur fort një shall jo serioz, të çuditshëm, alla studentesk. Arsyetimet e tij ishin mjaft të hallakatura. Fraza të përgjithshme për pavarësinë e Kosovës. Kjo është e kuptueshme. Autonomi më të gjerë. Në përmasa më të mëdha, por sa më të mëdha. Gjatë gjithë historisë së fundit, krahina e Kosovës, kishte fituar pavarësi gjithnjë e më të madhe, autonomi të plotë, por separatistët vendas bëheshin gjithnjë e më të pangopur“, tregonte negociatori rus.

Më tutje ai e përshkroi Rugovën duke thënë se “I. Rugova dukej i dërmuar. Një njeri i demoralizuar, i përballur me fatkeqësi të padëgjuara për popullin e vet. Atë, sigurisht, e shqetësonte pyetja se, kur më në fund do të ndërpritet lufta, cilat janë shanset për normalizimin e mëvonshëm? Si përfaqësues i pjesës më të madhe të popullit të vet, ai dëshironte që të ndalohej menjëherë gjakderdhja. Ai mendonte se duhur ulur në tavolinën e bisedimeve me Millosheviçin, por menjëherë filloi të fliste për gjenocidin e popullit shqiptar. Në tërësi na krijoi përshtypjen e një njeriu të brengosur, që dukej haptazi se nuk dinte ç’të bënte“.

Pjesa e plotë:

Duke qenë akoma në Bon, mora vesh, se ka mundësi të takohem me liderin e shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Pozicionin e shqiptarëve, pikëpamjet dhe kërkesat e tyre unë i njihja mirë dhe zor se do të dëgjoja ndonjë gjë të re. Megjithatë, vendosa ta dëgjoja përfaqësuesin e tyre. Rugova, i cili, siç ishte e njohur, i përkiste krahut të moderuar të lëvizjes separatiste, kishte shkruar negociatori rus.

Më tutje ai theksoi se ”Në atë moment në lëvizjen separatiste kosovare ekzistonin tri rryma kryesore. E para, ekstremiste, e përfaqësuar ”Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK-ja). Ajo përfaqësonte në vetvete një grup banditësh, që kryenin terror të vërtetë… nuk kishte asnjë kuptim të zhvilloje bisedime me ta. Rryma e dytë, ishte e lidhur me të ashtuquajturën ”Qeveri e Kosovës në mërgim” me në krye Bujar Bukoshin. Kjo ”qeveri” ishte instaluar në Gjermani (Ulm) dhe kishte influencë të madhe në komunitetet e shqiptarëve jashtë atdheut. Dhe, në fund, rryma e tretë, ajo politike. Përkrahësit e saj ishin bashkuar rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye I. Rugovën”.

Negociatori rus kishte vazhduar rrëfimin duke treguar se ”Në këtë kohë, unë kisha krijuar mendimin tim, që u vërtetua edhe nga takimi. Ai kishte lidhje me faktin se shqiptarët kosovarë, nuk po e kuptonin se ç’po ndodhte në të vërtetë. Ata i drejtonin, por ku është kufiri – ata nuk e dinin. Në këtë situatë, si më i arsyeshmi paraqitej pozicioni i I. Rugovës. Në ndryshim me ekstremistët e armatosur, ky pozicion përputhej me interesat e Rusisë”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close