Rexhep Kastrati, ish kryeredaktor i mediumi Bota SOT, ka akuzuar vazhdimisht botuesin Bajrush Morina por edhe pronarin e saj Xhevdet Mazrekaj. Ai vazhdimisht ka hedhur pikëpyetje të ndryshme mbi vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut.
Ai në një shkrim kishte akuzuar rëndë pronarin e mediumit bota sot, z. Xhevdet Mazrekaj.
Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook se;
Saga për patriotizimin e njëri-tjetrit, ndërmjet Xhevdet Mazrekajt dhe Milaim Zekës, po vazhdon! Mirëpo, nxori diçka shumë interesante: para themelimit të “Botës sot”, paska pasur 100 milionë CHF, pra paska pasur pare boll! Shto këtyre milionat që ka marr nga puna ime kryesisht, por edhe e të tjerëve, atëherë fitimi total do të kalonte 100 milionë CHF! Mirëpo, kur ka pasur kaq shumë para, psw nuk ua ka paguar dhe nuk u paguan rrogat gazetarëve dhe punojnësve të tjerë të gazetës? Janë vite pune të tyre të papaguar, ndërkohë që kanë punuar në kushte të rrezikshmërisë më të lartë të mundshme! Pse Xhevdet Mazrekaj ua ke vjedhë punën atyre? A është hajnia mënyra e pasurimit tënd? Për të tjerat, Xhevdet, ti e di mirë se do të ballfaqohesh me të vërtetën! A ke qenë udbash, apo spiun grek, apo i ndonjë spiunazhi tjetër, vjen dita e do të dalë! Po ashtu, do të dalë edhe shumëçka tjetër që nuk ta merr mendja se do të dalin! Xhevdet, ti e di se unë nuk bëj hajgare!