Epilogu

Ish kryeredaktori i Botës Sot: Bajrush Morina nuk derdhi lotë për Bekim Kastratin e Bardhyl Ajetin

Rexhep Kastrati, ish kryeredaktor i mediumi Bota SOT, ka akuzuar vazhdimisht botuesin Bajrush Morina por edhe pronarin e saj Xhevdet Mazrekaj. Ai vazhdimisht ka hedhur pikëpyetje të ndryshme mbi vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut.

Ai vite më parë kishte shkruar se “Bajrush Morina, paska derdhur lot për arresitmin e Ukë Rugovës! Dhe ky na është bërë lajm i ditës. Por ky Bajrush Morina nuk ka pasur lotë për të derdhur për Xhemail Mustafën, bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova, dhe koluminst i rregullt i “Botës sot”, i vrarë në nëntor 2000; ky Bajrush Morina nuk pati lotë për të derdhur as kur u vranë Bekim Kastrati, gazetar-korrespondent i “Botës sot” në Skënderaj, ish-pjestar i UÇK-së,dhe Besim Dajaku, truprojë e presidentit Rugova dhe ish-pjestar i UÇK-së, të vrarë në tetor 2001; ky Bajrush Morina nuk pati lotë për të derdhur as kur u vra Bardhyl Ajeti, kolumnist i “Botës sot”, i vrarë në qershor të vitit 2005, por pati lotë të derdhë për arrestimin e Ukë Rugovës. Pra, Bajrush Morina nuk derdhi lotë për gjithë këto dhe personalitete të tjera që u vranë, kurse derdhi lotë për Ukën që po thuhet se u arrestua. Të dashur miq, pyetnie veten se përse a thua?”

Poashtu, para një viti ai ka shkruar në facebook, ndër të tjerash se “Tashmë kur Vjosa ka dekoruar Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun, nuk ka si të mos sillet në vëmendje fakti se në “Bota sot”, ka pasur njerëz që Bekim Kastratin e kanë quajtur tradhtar dhe udbash!”

Exit mobile version