Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq është duke u përballuar me telashe, pasi ka mbetur pa njeriun kryesor të saj.
Labinot Hashani, themeluesi i kësaj dege të Vetëvendosjes në Obiliq ka dhënë dorëheqje sot pas shumë problemeve dhe pakënaqësive që kanë ndodhur.
Hashani ka deklaruar se këto probleme kanë filluar qysh kur ka filluar edhe probleme mes dy grupacioneve brenda VV’së, ku edhe më pas u ndanë duke formuar partinë e re PSD.
Për këtë subjekt dhashë shumë si shumë aktivistë të tjerë e madje isha në gjendje të jap edhe gjithçka, gjithmon me mendje e me zemër atdheun Kosovën e komunën time Kastriotin, dhe nuk e meritova as unë e as shumë aktivistë të tjerë nga Kastrioti të injorohemi në këtë mënyre”.
Ai tha se kjo degë është mbushur me njerëz të PDK’së dhe nuk ka reflektuar qysh nga 2017 për të ndalu disa shkelje dhe keqpërdoriem që kanë ndodhur brenda kësaj dege.
Postimi i plotë i Hashanit;
Të nderuar anëtar e aktivistë të vërtetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Të nderuar anëtar e aktivistë të vërtetë të LVV-së në Kastriot!
Të nderuar qytetarë e përkrahës të mijë nga Kastrioti
Politika e vërtetë nuk është çështje e individëve që bëjnë kompromise për të marrë atë që duan për vete, por të merret me atë që është e drejtë për shoqërinë. Ndjesia çrregulluese e politikës largon idealin qendror në zemër të nocionit të politikës, duke e lënë vetëm realitetetin instrumental të arrihet. Politika nuk merret vetëm me pyetjet rreth veprimit, por me vet veprimin.
Po bëhen rreth një vitë që kam pezulluar aktivitetin tim me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke e pritur reflektimin e strukturës nga lartë mbi problemet që ishin krijuar qysh nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 me udhëheqjen e Kryetarit të kaluar të Qendrës në Kastriot, pra që nga ajo kohë këto probleme veq se u rritën e sidomos me udhëheqjen nga koordinatorja për qendrën e Kastriotit, Nazlie Bala.
Kjo koordinatore arriti të përqaj edhe më tej Qendrën e LVV-së në Kastriot duke bërë grupacione, duke anashkaluar dhe larguar shumicën e aktivistëve të vërtetë që dhanë shumë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, kjo koordinatore e cila ishte e lidhur ngushtë me strukturën e Dardan Molliqajt kishte vetëm një synim, të ngrit emrin e saj që të shpërblehet në fund nga partia me pozitën që e gëzon sot përfaqësuese në KQZ, pa meritë, pasi që ishte shkaktari i largimit të shumë aktivistëve, dhe jo vetëm nga qendra e LVV-së në Kastriot.
Për keto probleme që nuk ishin të vetme pasi me direktiva të kësaj koordinatore u zgjodh Kryetari e Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Kastriot, ku shumica të ardhur nga PDK, e për të gjitha këto e shumë probleme të tjera që kishte sjellë kjo koordinatore ishin të njoftuar strukturat e Lëvizjes që nga viti 2017, por as që e kishin marrë mundin e seriozitetin që t’i zgjidhin. Andaj sot pas një pritje të gjatë e shpresë koti për reflektim, vendosa që të jap dorëheqje edhe nga anëtarësimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Për këtë subjekt dhashë shumë si shumë aktivistë të tjerë e madje isha në gjendje të jap edhe gjithçka, gjithmon me mendje e me zemër atdheun Kosovën e komunën time Kastriotin, dhe nuk e meritova as unë e as shumë aktivistë të tjerë nga Kastrioti të injorohemi në këtë mënyre.
Të gjitha veprimet e mia në këtë subjekt politik nuk ishin të motivuar asnjëherë për ndonjë qëllim interesi, por më tepër sepse konsiderojë se ato veprime ishin të orientuara në mënyrë të drejtë dhe asnjëhere nuk jam penduar për veprimtarinë time politike.
Unë sot largohem nga subjekti që nuk është më ai sukjekt politik ku aktivistat trajtohen në mënyrë të drejtë e të barabartë.
Labinot Hashani-Një nga themeluesit e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot
Ish-Kryetar i LVV-së Qendra Kastriot
Ish-Nënkryetar i LVV-së në Kastriot
Ish-Asambleist i LVV-së në Kastriot etj..