Epilogu

Ish kryetari i VV-së në Prishtinë: Në Drenicë ka bastion të stupcit, duhet hequr menjëherë

Ish Kryetari i VV-së në Prishtinë z. Ylli Hoxha, gjatë debatit dje në RTV Dukagjini në Debat Plus, ka theksuar se bastionet duhet të biejnë sepse janë problematike. Sipas tij në Drenas dhe Skënderaj ka pasur vjedhje të votave.

Ai ka theksuar se në Drenicë ka bastion të stupcit e që është i dhunës dhe si i tillë duhet hequr menjëherë.

Ai ka theksuar se ajo zonë është problematike si bastion i tillë. Gjithashtu ka thënë se disa aktivistë të Vetëvendosjes nuk kanë guxuar ta hapin gojën në disa qendra të votimit në Skënderaj. Më pastaj gazetari Ilir Mirena ka reaguar duke thënë se kush je ti për ta vlerësuar Skënderajn zonë problematike dhe kjo është racizëm.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=WjdCn7l4_oI 1:05:00

Exit mobile version