fbpx
Lajme

Ish kryetari i VV-së: Prizrenin do ta fitojë Shaqir Totaj, bile edhe në rundin e parë

Ish Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Visar Ymeri në një debat në RTV Dukagjini ka qenë mjaft i ashpër ndaj Ministrit të Shëndetësisë z. Arben Vitia. Sipas tij ai ende s’ka dhënë asnjë ofertë se përse qytetarët duhet ta zgjedhin për Kryetar të Komunës së Prishtinës.

Ai më tutje ka thënë se “Në Prizren ka mundësi edhe në rundin e parë të fitojë PDK dhe Shaqir Totaj”.

Gjithashtu edhe analistët e tjerë kanë kritikuar në disa debate qeverisjen e Mytaher Haskukës në Prizren dhe shumë prej tyre kanë theksuar se ka konsensus në Prizren se Mytaher Haskuka nuk duhet të jetë më Kryetar i Prizrenit.

Edhe analisti i cili njihet për mbështetjen e Vetëvendosjes z. Krenar Shala ka theksuar se në bazë të miqve që ka në Prizren, Mytaher Haskuka ka keqqeverisur me Komunën e Prizrenit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close