Veprimtari i çështjes kombëtare Bardhyl Mahmuti, në librin e tij <Mashtrimi i Madh> ka prezantuar fakte të pakontestueshme për montimin e rasteve të ndryshme kundër UÇK-së. Ai ka treguar se si shumë civilë shqiptarë të vrarë nga policia serbe, figurojnë në listat e Serbisë si “të vrarë nga UÇK-ja”.
Më herët publikuam rastet e Fehmi Aganit dhe veprimtarëve të tjerë të cilët Serbia u mundua t’ia mveshë UÇK-së. https://epilogu.com/serbet-me-ndalen-dhe-thane-do-te-vrasim-dhe-do-te-shpallim-te-zhdukur-ne-territorin-e-uck-se/
Po vazhdoj me listën. Në të njëjtën ditë kur u vra Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij, forcat policore serbe vranë profesorin e Universitetit të Prishtinës, Latif Berishën, që në atë kohë ishte Kryetar i LDK-së për qytetin e Mitrovicës. Po ashtu, në të njëjtën kohë u ekzekutua Agim Hajrizi, cili ishte Kryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Agim Hajrizi u vra së bashku me nënën e vet, Nazmien dhe me djalin e tij Ilirin, i cili ende nuk i kishte mbushur 13 vjeç. Të gjithë ata që kanë qenë të interesuar ta dinë “të vërtetën e plotë” kanë pasur mundësi të informohen se për vrasjet e lartpërmendura u ngrit kallëzim penal kundër policit serb Nenad Pavićević-it. Ky kriminel nuk u paraqit në seancën gjyqësore në procesin kundër tij dhe “në mungesë gjykata e dënoi me 20 vjet burg.”1 Jo vetëm që mungoi ditën e gjykimit, por, Nenad Pavićević-i nuk vuajti asnjë ditë dënim. Ai mungon edhe në burg! Edhe pas dënimit të Nenad Pavićević-it për këto vrasje, emrat e tyre figurojnë në listën e civilëve që pretendohet se i ka vrarë UÇK-ja.
Mospranimi i sajimeve serbe për t’ia veshur UÇK-së krimet e kryera me urdhër të Shërbimit Sekret Serb interpretohet nga Dick Marty dhe kumbarët e lartpërmendur si “mungesë e vullnetit politik për të ndriçuar të vërtetën për këto ngjarje”! Për ç’mungesë vullneti politik flet Dick Marty në raportin e tij? Vullnetin që të pranohet gënjeshtra për realitet dhe të humben gjurmët e kriminelëve të vërtetë?! Pesëmbëdhjetë vjet pas kryerjes së krimeve në Mitrovicë, EULEX-i arrestoi Oliver Ivanović-in, liderin e Iniciativës Qytetare Serbe SDP-së1 , i cili vazhdimisht akuzonte UÇK-në për vrasjen e civilëve, sidomos të atyre që i shpallnin si “besnikë ndaj Republikës së Serbisë”! Ky lider politik serb gjatë luftës në Kosovë ishte komandant i Stacionit Policor në Mitrovicë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Jugosllavisë. Oliver Ivanović-i, në bashkëpunim me policët Dragolub Delibašić-in, Ilija Vujaćić-in, Nebojša Vujaćić-in dhe Aleksandar Lazović-in kishin dëshmuar “vullnetin e tyre politik” të ekzekutojnë Fatmir Mustafën, Skender Paqaradën, Avni Abazin, Mehmet Sefarin, Isa Mustafën, Xhemshit Smajlin, Behxhet Ferizin, Mentor Mehanën dhe Shefki Kosumin.
Akuza e Dick Marty-t për “mungesë vullneti politik nga ana e autoriteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës” është akuzë e kopjuar nga politikanët e llojit të Oliver Ivanović-i, të cilët kishin “vullnet politik”që të vrisnin civilë të pafajshëm dhe të kërkonin “vullnet politik” për zbulimin e vrasësve “në mesin e UÇK-së”! Në kapitullin kushtuar Konferencës së Rambujesë lexuesi pati mundësi të njihej me rritjen e intensitetit të krimeve kundër civilëve shqiptarë dhe akuzat zyrtare se prapa këtyre vrasjeve gjoja qëndronin “terroristët shqiptarë”. përfshinë të gjithë civilët shqiptarë të vrarë gjatë kësaj periudhe që u cilësuan nga propaganda serbe si “shqiptarë besnikë ndaj Republikës së Serbisë të vrarë nga UÇK-ja”.
Aty janë edhe Sebahate Zukaj (17 vjeçare), Vlora Humolli (18 vjeçare), Agon Ajeti (20 vjeç), Xhemajl Smaçi (20 vjeç), Driton Loku (20 vjeç) djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Gafurr Lokut, Adriana Abdullahu (23 vjeçare), aktorja e re e teatrit, dhe shumë të rinj të tjerë që nuk kishin as moshë për ta dëshmuar “besnikërinë e tyre ndaj Republikës së Serbisë”. Vrasja e civilëve nga Shërbimi Sekret Serb në funksion të stigmatizimit të UÇK-së si organizatë terroriste që gjoja i “vret shqiptarët besnikë ndaj Republikës së Serbisë” paraqet një krim të dyfishtë, sepse kjo formë përdhos kujtimin për viktimat e dhunës serbe