Ish. ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Fadil Ismajli ka treguar detaje interesante për situatën energjetike në Kosovë. Ai ndër të tjerash në emisionin Kanal10 ka treguar se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është tepër i ulët, më i ulëti në Evropë.
“Ke pasur çmimin tepër të ulët të energjisë elektrike, sa që askush në Rajon e as në Evropë se ka kaq të ulët, 6 cent, unë njoh njerëz që janë të lidhur me nxemjen qendrore në Prishtinë, dhe e ka ndërprerë kontratën me termokosin, dhe e ka ndërpre e ka lidhur me rrymë, me termokosin ka paguar 300 euro ndërsa tani i vjen 120 euro”.
Ish ministri Ismajli poashtu ka kritikuar qasjen për ta mbajtur të ulët çmimin.
Halil Matoshi ka treguar poashtu se ai është për rritje të çmimit të energjisë elektrike sepse nëse ka reduktime humbjet e bizneseve do të jenë shumë më të mëdha.