Epilogu

Ish-oficeri i UÇK-së: Ideja e FARK-ut nisi në Kroaci, ky është roli i Fehmi Aganit

Njëri nga protagonistët e luftës së fundit në Kosovë, Fadil Demiri , ka folur për FARK-un, UÇK-në dhe Betejën e Koshares.

Ai ka dhënë një deklaratë tepër interesante për çështjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

“Formalisht, në asnjë dokument nuk e kam parë të shkruar FARK-un. Madje, as në Ministrinë e Mbrojtjes së drejtuar nga ana e Ahmet Krasniqit”, tha ai.

Bislim Zyrapi është njeriu i cili ka erë më së shumti në ristrukturimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Mendoj që njeriu i cili ka kontribuar më së shumti në ristrukturimin e UCK-së është Bislip Zyrapi me grupin e tij”, tha Fadil Demiri.

Pas tij, ka shtuar ai, ka ardhur Naim Maloku me grupin e tij.

Ish-oficer ushtarak Fadil Demiri, bëri të ditur se FARK-u është formuar në vitin 1991. Ideja për themelimit të FARK-ut, sipas Demirit ka nisur në Kroaci, pas një kërkesë të një delegacioni kosovar.

“Ideja e FARK-ut ka nisur në Kroaci në vitin 1991 me kërkesë të një delegacioni të Kosovës që ka shkuar në atë kohë në Kroaci. Fehmi Agani në atë kohë ka shkuar me kërkesë në Qeverinë e Kroacisë për formimin e FARK-ut”,tha ai, raporton GazetaBlic.com

Vetëm dy javë pas dorëzimit të kërkesës për formimin e FARK-ut, Demiri pohon se qeveria kroate e ka mbështetur kërkesën e palës kosovare.

“Pas dy jave ata e kanë dhënë një përgjigje për vendndodhje, ka pasur shumë alternative vetëm kanë thënë zgjidhni ku po dëshironi”, u shpreh Demiri.

Exit mobile version