Aulona Memeti, autore e raportit “Profesorët përballë ligjit” të organizatës “Admovere” ditë më parë ka folur për mungesën e ndëshkueshmërisë ndaj profesorëve që shkelin ligjin.
Memeti ka thënë se ka lloje të shumta të shkeljeve që profesorët kryejnë, por ka shtuar se mungojnë rezultatet nga institucionet e drejtësisë.
Në lidhje me këtë Memetit i ka reaguar ish rektori i Universitetit të Prishtinës Enver Hasani.
Hasani i ka dërguar letër Memetit në adresën e saj personale ku kjo e fundit i ka bërë publike.
Në emailin e dërguar në adresë të Memetit, Hasani e ka ofenduar autoren e këtij raportit Aulona Mehmetit. Madje ai kishte ofeduar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj për të cilin kishte thënë se rrugaç.
Ky është emaili i plotë i ish rektorit Enver Hasani që i ka dërguar Aulona Memetit:
Pasi publikimit të raportit «Profesorët përballë ligjit» dhe pas një interviste në emisionin Express në KTV, ish rektori i Universitetit të Prishtinës, ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, dhe profesori aktual i Fakultetit Juridik – Enver Hasani – mi dërgoj disa emaile. Më poshtë po i publikoj disa inserte të emaileve:
– E para, ti je një rrugaçe dhe një analfabete në kuptimin e padijes themelore për atë që mëton se ke për kompetencë, si dhe për shkak të mungesës së mirësjelljes themelore ndaj njerëzve dhe rrethanave që i sheh dhe percepton.
– Pastaj, ti thua se i paskam pas thënë fjalë të ndyta një vajze dhe e ke fjalën për videon që ekziston në “you tube” dhe është nxjerrë nga një rrugaç tjetër i jetës publike kosovare, kolegu i sojit tënd, Ramush Haradinaj. Çfarë ka rëndësi është kjo: videoja në fjalë ka dal në internet me dorën e rrugaçit Ramush Haradinaj, profilit të njëjtë psikologjik me ty, dhe ka një narrativ tërësisht fiktiv, mirëpo si rast ka dosje në Polici që është iniciuar nga unë.
– Pervec që me vjen gjynah për gjendjen e shpirtit tënd inferior dhe mjeran, detyrohem të konstatoj që në fillim se ti shpërfaq një “bar code” prej rrugaci që njeriu e fiton në rininë e hershme, në rend të parë në familje e pastaj përmes edukimit.
– Arsyeja pse ty të duket se jam i paprekshëm ka të bëj me forcën time intelektuale e morale në shoqërinë kosovare, dhe qartë ty kjo të pengon.
– Më duhet të pranoj se paraqitja e jashtme e jote ishte mbresëlënëse, në veçanti syzat dhe harmonia estetike e veshjes, por që të tradhtonte forca motorike e trurit që nxirrte nga goja gjërat që nuk qëndrojnë . Këtë duhet ta përmirësosh, jo pamjen e jashtme.
p.s. kurse pas emailit të fundit qe ma dërgoi, i replikova: “shumë falemnderit për mesazhet zbavitëse.”