Zoran Stijoviç, ish shef i analitikës së sigurimit të shtetit në Kosovë brenda UDB-së, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin nga Shqipëria Idro Seferin, për televizionin Top Channel. Ai foli edhe për përgjimet dhe mbledhjet e LPK-së, të cilën ai e cilëson si organizata më serioze e kohës.
“Kemi qenë pjesëmarrës në një takim sekret në fshatin Zajaz të Kërçovës në Maqedoni, ku udhëheqësit e ngushtë të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës kanë qenë të orientimit komunist, marksist, dhe aty kanë marrë pjesë liderët e shqiptarëve nga të gjitha trevat, nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, komunat në Jug të Serbisë dhe ndër ta ka patur njerëz që kanë qenë në kontakt me shërbimin“, theksoi ai.
Më tutje, ai tregoi se “Kanë qenë dy drejtime, një që anëtarët e LPK-së të kyqen në jetën publike me partitë që kanë qenë legale dhe që autoritetin e tyre ta ndërtojnë përmes tyre, por të ngelen besnik. Pra, në Lidhjen Demokratike, Partinë Demokristiane dhe Social Demokristiane. Vendimi i dytë ishte në takimin e ardhshëm në një fshat të Drenicës, njerëzit që kanë qenë edhe të gjykuar për shkak të veprimtarisë në këtë parti, kanë patur për detyrë të përgadisin shqiptarët për rezistencë të armatosur ndaj forcave të rendit publik dhe qetësisë në Kosovë dhe Metohi. Dhe të shkohet në krijimin e Republikës së Kosovës. Kjo ka ndodhur në vitin 1993 dhe në takimin e dytë në 1994. Në këtë periudhë ne kemi bërë disa aksione duke dokumentar ekzistencën e këtyre organizatave”.
Ai ka vazhduar të tregoi se “Por, ne kemi patur mospërputhje me politikën dhe me sistemet e tjera. Udhëheqësit politik e kanë mbajtur situatën në status-quo, dhe më vonë situata është shndërruar në një gjë më serioze”.
Në pyetjen e gazetarit se si keni urdhër në informacione të tilla, ai përgjigjet “Veprimet e shërbimeve gjithmonë mistifikohen, shërbimi serb ka përvojë të madhe siç fola edhe për vazhdimësinë e këtyre kërkesave. Për ne metodat e tyre kanë qenë të njohura, ashtu siç kanë qenë edhe veprimat tona të njohura për pjestarët e organizatave ilegale. Duke rënë në burg dhe duke analizuar situatat ata kanë kryer kurse atje. Për ne ka qenë e vështirë dhe kam respekt për njerëzit që kanë qenë nga ana tjetër, ata i kanë ditur shumë mirë metodat tona, asnjëherë nuk e kanë përbuzur aftësinë e tyre, pavarësisht se disa nuk kanë qenë ekspert. Veprimet e këtyre organizatave, siç ka qenë më seriozja Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), ka patur procedura rigoroze, më e lehta pastaj ishte infiltrimi në këtë grup. Natyrisht, kemi patur njerëz brenda, unë kam besuar gjithmonë se gjuha e gjallë, njerëzit, janë më të rëndësishmit. Edhe sot askush nuk mund të kapë gjëra të mëdha me përgjime“.