Zoran Stijoviç, ish shef i analitikës së sigurimit të shtetit në Kosovë brenda UDB-së, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin nga Shqipëria Idro Seferin, për televizionin Top Channel. Ai tregoi për presionin ndaj Rugovës për kyqjen e Kosovës në luftë pas vitit 1990.
“Shqiptarët në Kosovë dhe Metohi kanë qenë në presion të madh. Ne kemi pasur të dhëna të besueshme se është bërë presion i madh nga Zagrebi dhe Lubjana që të hapet fronti jugor, pas të cilës do të ndahen forcat ushtarake dhe Jugosllavia do të viej nën gërshërë dhe në njëfar mënyre do ta lehtësonte rënien e saj”, shtoi ai.
Më tutje ai theksoi se “Më duhet ta pranoj për shkak të së vërtetës se lideri i atëhershëm Ibrahim Rugova ka ndërmarrë një hap të matur, pas presionit që ka pasur në Zagreb nga udhëheqësi kroat Tuxhman, delegacioni shqiptar nga Kosova, në fillim Rugova e pranoi këtë. Por, pas kthimit në Kosovë në një takim të fshehtë që pati me udhëheqjen e ngushtë të partisë dhe figurave publike, u vendos që ky do të ishte një veprim vetëvrasës. Mund të citoj se për formimin e Republikës së Kosovës dhe vetëvendosjes, forcat speciale do të hynin nëse bëhej fjalë për dhjetëra – mijëra viktima. Por futja në luftë në këtë moment kundër armatës jugosllave, me baza të armatës së tretë në Nish dhe në Shkup do të ishte vetëvrasje dhe do të kishte qindra-mijerëra viktima. Opinioni nuk e di, por në atë kohë Radio Zagrebi ka pasur një program të tërë në shqip dhe kjo ndër të tjera është ndërprerë”.