Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, është rikthyer në skenë sërish disa muaj pasi ai dha dëshminë para Komisionit për Legjislacion në lidhje me ndërhyrjet e korrupsionin në misionin e BE-së për sunim të ligjit. Në një deklaratë të gjatë të cilën Simmons ia ka përcjellur gazetës Nacionale, ai i përgjigjet ish-zyrtares së EULEX-it, Bronwyn Jones e cila në një shkrim ditë më parë, kishte hedhur kritika për Simmonsin.
Në letrën e tij të gjatë përcjellur Nacionales, Simmons i përgjigjet Jonesit në lidhje me akuzat se është i përfshirë në korrupsion.
“Asnjëherë EULEX-i nuk pretendoi se nuk isha i kualifikuar. Asnjëherë EULEX-i nuk ka shprehur ndonjë shqetësim Ministrisë së Jashtme të Britanisë që unë nuk e posedoj ndonjë aftësi. Ai miratoi plotësisht zgjatjen e kontratës time. Në të vërtetë, në vitin 2014, EULEX-i madje më ka promovuar si kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it. Vetëm pasi i rashë bilibiilit për korrupsionin në EULEX, ata vendosën se nuk isha i kualifikuar”, thuhet në letrën e gjatë të Simmonsit.
Jones në shkrimin e tij ka përmendur rastet e Kleçkës për të cilat kishte folur edhe Simmons, e ku e kishte akuzuar gjyqtarin Charles Smith për ndërhyrje. Sipas Simmons, shkelja e të drejtave të njeriut në rastin Drenica ishte kosntatuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, ku sipas saj, të akuzuarve iu mohua gjykimi i drejtë dhe i pavarur.
“Bronëyn Jones i referohet pretendimeve të mia të dokumentuara për një përpjekje të një gjyqtari të EULEX-it për të ndërhyrë në Kleçkë. I imi nuk ishte i vetmi pretendim për ndërhyrje nga gjyqtari në fjalë. Unë jam në dijeni për dy pretendime të tjera të dokumentuara në të cilat gjyqtarë të ndryshëm të EULEX-it janë ankuar për ndërhyrje nga i njëjti gjyqtar në dy raste të tjera”, thuhet në letrën e Malcolm Simmons.
Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka treguar detaje të reja në lidhje me gjykimin ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin Kleçka.
“Paneli kishte injoruar prova të rëndësishme shfajsësuese. Trupi gjykues as nuk i referohet atyre deklaratave. Mua më dhanë atë që trupi gjykues e kishte përshkruar, dhe nuk arrita të shoh gjithçka që ai kishte thënë, por vetëm ato që trupi gjykues donte t’i shihte. Nuk më lejuan të merrja në pyetje të gjithë dëshmitarët.A është ky gjykim i drejtë dhe i paanshëm?”, thuhet më tutje në letrën e gjatë të Simmonsit, që e ka siguruar Nacionale.
“Hetimi disiplinor kundër meje ka filluar pasi një koleg gjyqtar kishte hakuar llogarinë time private të Emaileve. Ato zbuluan se isha një sinjalizues dhe që nga vitit 2013 kam raportuar për sjelljet e aphijshme në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Kërkova një hetim të pavarur të ndërhyrjes në emailet e mia. Kërkesa u refuzua. Në vend të kësaj, një hetim i brendshëm ndaj meje nisi nga EULEX-i. U informova pastaj se hetimi për emailit ishte mbyllur. Nuk më dhanë asnjë shpjegim”, bëhet e ditur më tutje në letrën e tij.
Simmons ka folur edhe për arsyet pse pretendimet pse nuk u hetuan akuzat e tij për korrupsion në EULEX.
“Unë nuk isha i vetmi punonëjs i Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe pretendimet e të cilit për korrupsion u injoruan. Edhe kjo duhet të jetë subjekt hetimi. Pse nuk u ndoqën akuzat për korrupsion? A është kjo arsyeje pse Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar refuzoi të ndërhynte në procesin disiplinor. A e panë atë si një mënyrë për ta hequr qafe një ngatërrestar”, pretendon Simmons.
“Që në fillim kam kërkuar një njohje që procesi disiplinor të të cilës iu nënshtrova ishte e padrejtë. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka refuzuar të ma japë këtë njohje. Po të ishte bërë kështu, ne mund të mos ishim këtu. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar i ka paguar një dëmshpërblim shumë të konsiderueshëm një tjetër ish-punonjësi që bëri akuza për korrupsion të ngjashme me të miat dhe, në disa raste, që përfshin të njëjtët persona. Ashtu si unë, ajo ishte ankuar nga EULEX-i dhe Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar. Në mënyrë të pashmangshme, do të ketë edhe pyetje për shtetas të tjerë të Mbretërisë së Bashkuar të implikuar në këto ngjarje”, përfundon letra e Malcolm Simmons.
Malcolm Simmons për pretendimet e tij për ndërhyrje në proceset gjyqësore kishte raportuar edhe në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës.
Ai ishte vlerësuar si një nga sinjalizuesit që ka raportuar për ndërhyrje e korrupsion brenda misionit të BE-së për sundim të ligjit.
Çfarë tha Bronwyn Jones?
Bronwyn Jones për ata që nuk e njohin kishte qenë zyrtare e EULEX-it në Kosovë. Ajo në fillim të muajit qershor në një shkrim për BIRN, kishte komentuar gjithë situatën me Malcolm Simmons, pas një kohe të gjatë që emri i Simmonsit u heshtë në mediat e Kosovës.
“Si një gjyqtar britanik shkaktoi trazira në misionin e BE-së në Kosovë”, ishte titulli i artikullit të publikuar më 6 qershor 2022.
“Megjithatë, e vërteta është se Simmons u emërua në pozicione për të cilat ai nuk ishte plotësisht i kualifikuar – dhe pasojat e vazhdueshme të kësaj mund të kenë ende ndikim në një çështje të rëndësishme të frikësimit të dëshmitarëve në Hagë”, thuhet në shkrimin e Jones.
Në këtë artikull, autorja ka shkruar edhe për përvojën e Simmonsit në Bosnjë e Hercegovinë, dhe largimin e tij nga ky mision. Madje, duke e akuzuar se asnjëherë nuk ka qenë një gjyqtar.
Flitet edhe për dëshmitarin Agim Zogaj në rastin Kleçka, por edhe për rastin Drenica.
“Simmons gjithashtu argumentoi se Zogaj kishte një histori të sëmundjes mendore që do të thoshte se ai ishte një dëshmitar jo i besueshëm. Por ai e mohoi kërkesën e prokurorisë për të thirrur një psikiatër si dëshmitar, sipas intervistave me persona të afërt me çështjen”, ka pretenduar autorja Jones.
“Simmons, i cili fitonte 15,600 euro në muaj duke punuar në EULEX, nuk kishte punuar kurrë në asnjë gjykatë në vendin e tij dhe kurrë nuk ishte bërë avokat”, pretendon autorja.