fbpx
Lajme

Ish shefi i policisë në Beograd tregon se a bëri vetëvrasje Sokoloviqi, shkaku i lidhjes së Kurtit me vajzën e tij

Eksponentët e LVV-së vazhdimisht kanë shpërndarë deklaratat e analistëve dhe mediumeve serbe dhe të njëjtat i kanë përdorur edhe kundër kundërshtarëve politik, por edhe kundër gazetarëve, respektivisht kundër Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e kishte publikuar një video nga një debat të një televizioni serb ku target ishte bërë Baton Haxhiu.

Por, një intervistë për Albin Kurtin e ka dhënë edhe ish shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicovic. Ai ka dhënë detaje për lidhjen e Kurtit me vajzën e ministrit të Sllobodan Millosheviqit, Zoran Sokoloviq.

Artikulli i plotë:

Zorana Sokolović dhe Lidija Sokolović gjatë viteve nëntëdhjetë.

Këtë e konfirmon ish-shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicoviq, i cili tregon se për lidhjen është folur në rrethe të ngushta, por që nuk ka arritur në media, sepse Millosheviqi i mbante nën kontroll dhe nuk donte që ai skandal për të të bëhej publik.

  • Lidija dhe Albini po shiheshin në Beograd, e di që lidhja zgjati rreth një vit. Millosheviqi i bëri presion Sokoloviqit për t’i dhënë fund lidhjes së vajzës së tij, për të ishte e pamenduar që ajo të ishte në një lidhje me një shqiptar dhe nga këndvështrimi i Millosheviçit një person problematik. Kurti, nga ana tjetër, ishte i privilegjuar në burg për shkak të asaj marrëdhënieje, nuk i mungonte asgjë, por kushti ishte që lidhja të prishej dhe kështu ishte – thotë Nicoviq.

Ai shton se ka pasur spekulime se babai i Lidias ka kryer vetëvrasje për shkak të lidhjes së vajzës së tij, por nuk ka qenë kjo arsyeja që ai i ka dhënë fund jetës së tij.

  • Është e vërtetë se ai ishte kundër asaj marrëdhënieje për shkak të presionit të Millosheviqit, por ai u vetëvra në një mënyrë të çuditshme dhe nuk besoj se shkaku ishte lidhja e vajzës së tij. Automjeti i tij ishte në lëvizje gjatë vetëvrasjes dhe ai kishte një plagë me armë zjarri në tëmth, kjo tregon se nuk bëhej fjalë për vetëvrasje – pohon Nicoviq.

Nga ana tjetër, redaktori i së përjavshmes Afera, Gradisha Katiq, thotë se nga korrespondenca e tyre me Kosovën dhe Metohinë mësojnë se Kurti do të donte ta harronte atë detaj nga e kaluara e tij, sepse është nën sulmin e mediave shqiptare për shkak të marrëdhënies së tij me një serbe, të cilën kundërshtarët politikë mezi prisnin ta diskreditonin në publik.

– Ai po kryqëzohet nga mediat shqiptare për shkak të marrëdhënies me Lidija Sokoloviqin, këto ditë shpesh shkruajnë për atë temë – tha Katiq.

Personat që kanë qenë të afërt me babain e Lidias në vitet nëntëdhjetë nuk kanë dashur të zbulojnë detajet e asaj lidhjeje, kanë reaguar ashpër ndaj pyetjes sonë për të zbuluar disa detaje rreth saj. Kështu u hutua ish-presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviq, i cili tha: “Unë nuk kam qenë ministër, nuk di asgjë për këtë”. As Milutin Mrkonjiq dhe as Uroš Šuvaković, kolegë partiakë të Zoran Sokolović-it, nuk donin as ta konfirmonin e as ta mohonin lidhjen mes Aljbinit dhe Lidijes. https://www.vesti.rs/Vesti/Ljubav-sa-Srpkinjom-mu-sacuvala-glavu-KURTI-BIO-U-LJUBAVI-SA-CERKOM-SRPSKOG-POLITICARA.html

https://indeksonline.net/mediat-ne-serbi-lidhja-e-albin-kurtit-me-vajzen-e-ish-ministrit-te-millosheviqit-arsyeja-qe-lideri-i-vv-se-nuk-ishte-vrare-ne-burg/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close