Epilogu

Ish-shefi i sektorit analitik të UDB: E kemi përgjuar Zahir Pajazitin por na ka ikur te stacioni i autobusëve

Ish-shefi të sektorit analitik të Shërbimit Sekret Serb, Zoran Stijovic kishte dëshmuar në Rastin e Ramush Haradinajt në Hagë. Ai kishte treguar detaje interesante se si e kishin përgjuar Heroin Zahir Pajaziti.

Atij nga prokuroria i janë paraqitur disa dokumente të Shërbimit Sekret Serb dhe deklarata të lëshuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Për të gjitha këto Stijovic ka thënë se ka njohuri.

Dokumenti i parë që i është paraqitur atij ka qenë një siç e ka quajtur ai notë zyrtare nga një mbledhje pune e Shërbimit Sekret Shtetëror në të cilën sipas tij, është diskutuar për ekzistimin e një grupi të paligjshëm që vepronte në Jabllanicë.

Për këtë kishte folur, në mbledhjen që ishte mbajtur më 26 shkurt 1997, shefi i këtij shërbimi nga Gjakova.

Ky grup, sipas tij, udhëhiqej nga Lahi Brahimaj dhe ishte i njohur për këtë shërbim për të gjitha aktivitetet që i kishte kryer në Gjakovë dhe Deçan.

“Në fund të kësaj mbledhjeje u mor vendim për një varg aktivitetesh që kishin qëllim pengimin e këtij grupi dhe hetimin e Lahi Brahimajt”, ka thënë Stijovic, transmeton “Zëri”.Shërbimi Sekret Serb, sipas tij, e dinte që gjatë viteve 1995-1996 ishin kryer disa aksione nga ky grup kundër policisë.

“Ky ishte grupi i parë i UÇK-së që vepronte në Podujevë dhe udhëhiqej nga Zahir Pajaziti. Ne po përgjonim telefonin e tij dhe kishim organizuar një operacion për arrestimin e tij në Stacion të Autobusëve në Prishtinë, por ai na kishte hetuar dhe është larguar”, tha ai.

Edhe aksioni në Vushtrri, sipas tij, në të cilin është vrarë Pajaziti, është organizuar me qëllim arrestimin e tij. Stijoviq ka pasur njohuri edhe për një deklaratë tjetër të UÇK-së të nëntorit të vitit 1998. /Telegrafi/

Exit mobile version