fbpx
Lajme

 Ish-ushtar i FARK-ut: LDK-ja e shfrytëzoi “armën” e FARKut për të kapur pushtetin

“Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un si gjoja ushtri të saj për të mos lejuar që UÇK-ja të marrë pushtetin” /R.Q/.

Ndoshta edhe mund të jetë kështu, siç ka konstatuar akademiku ynë, Rexhep Qosja, në shkrimin e fundit “Dhunëtarët e Historisë”, ama Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës  kurrënjëherë nuk kanë qenë pjesë e pushtetit, përkundrazi vetëm se u bënë viktimë e tij. Me këtë dua të sqaroj se struktura të tëra të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ndonjë përjashtim, e kanë përdorur (dhe vazhdojnë ta përdorin) FARKun si kurban në mënyrë që t’i demonizojë kundërshtarët politikë dhe të qëndrojnë ose të marrin vet pushtetin.

Fakti që pushteti i pasluftës i LDKsë, qoftë ai qendror apo lokal, më shumë ka rehatuar ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se sa ushtarë të FARKut, është treguesi më i qartë se çfarë loje të ndyrë ka luajtur kjo parti… LDK-së FARKu i ka shërbyer vetëm për ta hedhur në pritë, herë me sy hapur e herë me sy mbyllur. Dhe ashtu siç ndodhi, duke e kurbanizuar dhe shkelur FARK-un dhe duke e “viktimizuar” vetën, LDK-ja erdhi në pushtet (qendror dhe lokal) në kurriz të “viktimave” të veta, gjithsesi të paramenduara. Në këtë mënyrë, vendimmarrës të kësaj partie ia dorëzuan fatin e shtetit dhe institucioneve disa prej figurave më të paskrupullta, të cilat do t’i evidentojë historia me damkën e zezë të degradimit, mashtrimit, mjerimit, shpopullimit e shkatërrimit të shtetit deri në këtë nivel ku jemi tani. Pra, FARKu nuk i përdori armët për ta sjellë në pushtet asnjërën parti, por LDK-ja e shfrytëzoi “armën” e FARKut për të kapur pushtetin, pikërisht në kurriz të tij. /radiokosovaelire/

( Autori është  ish-ushtar i FARKut)

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close