Epilogu

Ish-ushtari amerikan i UÇK-së: Jemi harruar, vendimi i sotëm u ndërmor për t’i shkatërruar veteranët

Michael Spath, ish-ushtari amerikan, i cili ka luftuar në luftën e fundit në Koshare, e ka quajtur zhgënjyes vendimin e Kuvendit të Kosovës për pagën minimale e në të cilën nuk janë përfshirë veteranët e luftës.

Sipas tij ky vendim është i padrejtë dhe që është bërë për t’i diskredituar dhe shkatërruar veteranët.

“Serbët e përshëndetën këtë vendim të padrejtë të qeverisë aktuale, që tregon se gjithçka është bërë për iniciativën pro serbe”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Jemi harruar, janë harruar qytetarët tanë të zhdukur. I kemi harruar heronjtë e rënë, vetëm për hatër të politikave serbe në Kosovë”.

Exit mobile version