Epilogu

Ishte i akuzuar se shkoi në motel me studenten, Albin Kurti e bën anëtar Bordi të Trepçës

Qeveria e Kosovës e zgjodhi të mërkurën bordin e rregullt Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.Në mesin e emrave të përzgjedhur ishte edhe profesori, Ibrahim Krasniqi.

Por, profesori që u përzgjodh për këtë pozitë shumë të rëndësishme nga Qeveria “Kurti 2” ishte përmendur në medie për një aferë me studenten e Universitetit ku ligjëron.Krasniqi ishte akuzuar se kishte shkuar në motel me një studente.

Për këtë Universiteti publik i Pejës e kishte ndëshkuar me masën e parapërjashtimit.Profesori në tetor të 2018-s e kishte pranuar se kishte shkuar me studenten me motel, por, siç kishte deklaruar në atë kohë, vetëm për të pirë kafe.Prokuroria e kishte hetuar rastin. I kontaktuar nga Front Online, Ibrahim Krasniqi, tha se do të jetë anëtar i Bordit të ish-gjigandit metalurgjik, ndërsa për rastin me studenten tha se është mbyllur në fazën fillestare.

“Ai rast është mbyllur në fazën fillestare. Mund të shihemi ta jap aktvendimin për pushim të lëndës. Nuk ka pasur kurrfarë aktakuze. U kanë e qëllimshme ajo për njollosjen time”, u shpreh Krasniqi.Anëtarë të tjerë të bordit u zgjodhën: Bahri Hyseni kryesues, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri, anëtarë.

Exit mobile version